TIRANE - Ministra e Arsimit dhe Shkencës nuk ka nxjerrë ende koeficientët për lëndët me zgjedhje për maturën shtetërore 2013. Kjo ka bërë që maturantët të pengohen në plotësimin e formularit A1, pasi ata nuk mund ta plotësojnë të plotë këtë formular pa ditur koeficientët e lëndëve me zgjedhje.
Sipas stafit pedagogjik të shkollës së mesme “Qemal Stafa”, maturantët dje kanë filluar të bëjnë aplikimet online, por kjo vetëm për pjesën e parë, sepse për pjesën tjetër nuk kanë dalë koeficeintët. “Ne sot(dje) kemi filluar aplikimet për pjesën e parë të formularit A1.
Si fillim ne po bëjmë vetëm regjistrimin si anëtarë të portalit të qeverisë, te a-albania.al. Për pjesën tjetër të formularit A1, nuk kanë dalë ende keoficientët, që maturantët të dinë të vendosin dy lëndët me zgjedhje, që do të japin provim dhe që duhet ti vendosin në formularin A1” shprehen mësuesit e “Qemal Stafës”.
Ata shprehen se pasi plotësohen të dhënat , butoni që të tregon “vazhdo”, nuk klikohet sepse ende nuk kanë dalë koeficientët. Mësuesit shprehen se “Ne po bëjmë pjesën e parë të regjistrimit që nxënësit mos të mbingarkohen dhe në momentin që do të dalin koeficientët do të vazhdohet me plotësimin e plotë të formularit A1”.
Stafi pedagogjik nuk e di arsyen përse nuk kanë dalë koefiçentët, por ata shprehen se ato duhet të kishin dalë që në muajin shkurt. “Nuk e dimë arsyen përse nuk kanë dalë koeficientët, por sipas rregullit ata duhet të kishin dalë që në shkurt” përfundojnë ata.
Në lidhje me çështjen e mosshpalljes së koeficentëve për maturën shtetërore, gazeta “Shqiptarja.com”, ka pyetur në Ministrinë e Arsimit. Drejtori i arsimit parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu është shprehur se sot do të shpallen koeficieintët. “Koeficientët për maturën shtetërore do të dalin nesër (sot)” shprehet Vejsiu.
Vonesa e nxjerrjes së koeficientëve të lëndëve me zgjedhje ka bërë që maturantët të jenë konfuzë dhe të paqartë në atë që po ndodh. Për herë të parë plotësimi i formularit A1, këtë vit do të bëhet online, nga maturantët. Afati i plotësimit të këtij formulari është deri më 20 mars. Aplikimet për formularin do të kryhen në portalin www.e-albania.al.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.03 2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com