Matura shtetërore, del
formulari A1, si ta plotësoni

Matura shtetërore, del <br />formulari A1, si ta plotësoni
TIRANE- Publikohet formulari A1, në të cilin maturantët shënojnë lëndët që ata do të zgjedhin për provimet finale. Ministria e Arsimit ka publikuar edhe 38 lëndët me zgjedhje, me kushtin e vetëm që të plotësojnë një numër minimal prej 8-12 kredite. Në varësi të krediteve të rinjtë mund të zgjedhin nga kjo listë dy ose më shumë të tilla.
Formulari A1 plotësohet për t'u regjistruar në Maturën Shtetërore 2012, vetëm nga maturantët e vitit 2012. Ai plotësohet me stilolaps vetëm me një ngjyrë (blu ose të zezë) dhe me shkronja të mëdha të shtypit. Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit formulari A1 konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe maturanti humbet të drejtën e regjistrimit. Pasi të jetë plotësuar, ai dorëzohet pranë Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore (KShMSh), ndërsa shpërndarja, plotësimi dhe dorëzimi i formularit A1 fillon më 20 shkurt 2012 dhe përfundon më 10 mars 2012. Në rast se maturanti ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ai mund të plotësojë një tjetër formular A1, brenda afatit të dorëzimit, duke bërë të pavlefshëm dhe duke e asgjësuar formularin e plotësuar gabim. Formulari A1, pas plotësimit, kontrollohet me kujdes për saktësinë dhe më pas firmoset nga maturanti, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës. Çdo formular vuloset me vulën e shkollës.
SI PLOTESOHET
Ministria e Arsimit së bashku me formularin A1 dhe atë A1Z që është për maturantët që kanë mbaruar përpara vitit 2011, do të dërgojë nëpër shkollat e mesme edhe udhëzimin se si plotësohet ky formular i lëndëve me zgjedhje. Kështu në hapësirat e lëna bosh në pikat 1 - 10, tek formulari A1, të plotësohet: emri i DAR ose ZA, ku ndodhet shkolla, pranë së cilës maturanti do të aplikojë me këtë formular; emri i qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla; emri i shkollës ku studion; bazuar në indekset e profileve apo degëve, gjeni indeksin e degës dhe shënoni numrin që përfaqëson dega që ju po ndiqni, p.sh: gjimnazi 2012, në tabelë ka indeksin 04, në formular ju do shënoni numrin 04. (Plotësohet në bashkëpunim me mësuesin kujdestar); emri, atësia, mbiemri. Specialistët e Ministrisë së Arsimit tërheqin vëmendjen që të dhënat të shënohen në përputhje me dokumentin e identifikimit. Emrat a mbiemrat që përmbajnë shkronjat (Ë) dhe (Ç) të shkruhen saktësisht si në dokumentin e identifikimit. Datëlindja e maturantit, do të plotësohet përkatësisht me dy shifra, ditën dhe muajin dhe me katër shifra vitin, sipas formatit dd/mm/vvvv; vendlindja e maturantit; me shenjën X në kutinë që i përket gjinisë suaj. P.sh: nëse i përkisni gjinisë femërore shënoni X në kutinë përbri fjalës "Femër"; me shenjën X në kutinë "PO", nëse do të vazhdoni studimet jashtë shtetit, ose në kutinë "JO", nëse nuk do të vazhdoni studimet jashtë shtetit;
numri i telefonit të kontaktit të maturantit dhe adresa e e-mail -it. Te pika 11 që ka të bëjnë me klasën konkrete, qarkohet III ose V dhe shkronjat përkatëse A, B, C, D, E, F, G, H, I, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, T. (P.sh. nëse jeni në klasën III-B, qarkohet III dhe shkronja B dhe nëse jeni në klasën V-D, qarkohet V dhe shkronja D). Në rastin kur shkolla ka përdorur numra për emërtimin e klasave, mësuesi kujdestar të konvertojë, numrin në shkronjë, sipas radhës së përcaktuar më sipër. Pika 12 ka të bëjë me lëndët me zgjedhje. Bazuar në listën e lëndëve me zgjedhje të shënuar në formularin A1, qarkoni lëndët me zgjedhje që do të jepni provim dhe numrat që u korrespondojnë atyre. P.sh. 1. ANGLISHT (Gjuhë e huaj e parë) dhe 21. LETËRSI E THELLUAR.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin