TIRANE- Zyrtarizohet Rregullorja e Maturës Shtetërore për vitin 2012, madje ajo u ëhstë dërguar edhe të gjitha shkollave të vendit. Në këtë rregullore përcaktohen ambientet ku do të vlerësohen testet, periudha e ngujimit dhe mënyra e pagesës dhe kualifikimit të administratorëve dhe vlerësuesve. Kështu, një nga ndryshimet e këtij viti është se maturantët e para vitit 2012, nuk do të lejohen që të japin provimet me zgjedhje të detyruar, nëse kanë rezultuar kalues në maturat e viteve të mëparshme. Këtu bën përjashtim maturanti që ka marrë rezultat 4.50. Kjo do të thotë që ai nuk do të lejohet të përmirësojë notën për një provim ku nuk ka marrë rezultatin e dëshiruar. Përveç kësaj, këtyre maturantëve të para 2012-ës, në rast se e kanë dhënë më shumë se njëherë një lëndë me zgjedhje, u njihet vetëm rezultati që kanë marrë herën e fundit, kur e kanë dhënë atë provim. Një tjetër element për këta kategori është se në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këto lëndë, merren koeficientët e vitit shkollor 2011-2012. Ndërkohë që maturantët mbyllin këtë javë zyrtarisht vitin shkollor.
(sg/ek/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(sg/ek/shqiptarja.com)











