Matura 2024/ Sot provimi i fundit i lëndës me zgjedhje, tezat publikohen në rrjete sociale 15 minuta pas testit

Sot zhvillohet provimi i fundit i Maturës Shtetërore, ai i lëndës me zgjedhje, për rreth 28 mijë maturantë në gjithë Shqipërinë.

Siç është bërë traditë tanimë, 15 minuta pas nisjes së provimit në rrjetet sociale janë bërë publike tezat. Bëhet fjalë për provimin e Ekonomisë, për të cilin në rrjet është bërë publik varianti A. Ndërkohë është bërë publike edhe varianti A i provimit të Fizikës.

Më tej në rrjete sociale u bënë publike edhe tezat e provimeve me zgjedhje të Biologjisë, Qytetarisë dhe Psikologjisë.

Kujtojmë se edhe më herët në provimet e Gjuhës së Huaj, Letërsisë dhe Matematikës, tezat e provimit dolën në rrjete sociale vetëm disa minuta pasi kishte filluar testimi.

Maturantët sot mbyllin provimet që i japin fund gjimnazit dhe i parapërgatisin për shkollën e lartë.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot