Matura, vlerësuesit pushim më 23
Qershor, shkollat qendra votimi

Matura, vlerësuesit pushim më 23<br />Qershor, shkollat qendra votimi
TIRANE - Zgjedhjet e 23 qershorit do të shtyjnë edhe afatin e publikimit të notave të provimit të matematikës për maturantët. Kjo pasi shkollat ku aktualisht po bëhet korigjimi i testeve të 45 mijë maturantëve në mbarë vendin, do të kthehen në qendra votimi, për këtë të dielë.

Si rrjedhim, edhe vlerësuesit e këtyre provimeve do ta bëjnë pushim këtë fundjavë, pasi shkollat do të kyçen për ta dhe do të përshtaten në qendra votimi.

Për këtë arsye, data e përfundimit të vlerësimit të të gjithë testeve që kanë dorëzuar maturantët në provimin e matematikës, do të jetë pas datës 29 qershor.

Ndërkohë që gjatë fundjavës, kur vlerësuesit e testeve do të shkojnë në shtëpi, fletët e provimit do të ruhen nën masa të rrepta sigurie, duke mos lënë shteg për dyshime se në to mund të ndërhyhet.

Ndërkohë që të rinjtë në fund të javës që vjen do i nënshtrohen edhe provës së fundit të maturës 2013, që janë provimet me zgjedhje. Ata do të kenë nga 20 pyetje, jepen të gjithë në një ditë dhe do të zgjasin 1.30 minuta secili.

Pas daljes së rezultateve edhe të tyre, nis përllogaritja se sa pikë ka fituar secili dhe sa i ka mundësitë për të fituar një shkollë të lartë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni