Maturantët, që kanë përfunduar shkollën e mesme në privat, do ti nënshtrohen provimeve si të gjithë maturantët e tjerë të shkollave publike. Ministria e Arsimit ka përcaktuar të gjitha detajet se si do të organizohen provimet e maturës, ndërkohë që edhe për administratorët janë marrë masa.
Edhe mësuesit e shkollave private do të jenë pjesë e monitorimit të maturantëve gjatë testimit, por do të plotësojnë disa kritere.
"Maturantët janë të barabartë, si ata që mbarojnë një institucion privat, si ata që përfundojnë në një institucion shtetëror. Për standarde të njëjta ata japin provime në mjedise të përbashkëta, jo të veçanta. Do të ketë administratorë edhe nga shkollat private.
Këta administratorë në të gjitha drejtoritë arsimore dhe zyrat arsimore bëjnë një deklaratë paraprake dhe janë të detyruar për të zbatuar gjithë rregulloren e maturës shtetërore"- thotë Alfred Mullai, drejtor i arsimit parauniversitar privat në MASH.
Në vendin tonë janë 121 shkolla të mesme private. Vetëm në qytetin e Tiranës ka mbi 25 të tilla.
/Shqiptarja.com

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)