Maturantët, këtë vit testim
në auditoret e universiteteve

Maturantët, këtë vit testim<br />në auditoret e universiteteve
TIRANE- Ndryshe nga vitet e kaluara, kur maturantët i janë nënshtruar provimeve të maturës shtetërore në klasat e shkollës ku edhe kanë mbaruar studimet, këtë vit nuk do të ndodhë kështu. Ekspertët e ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës thonë se gjithçka është ende në fazën e një propozimi, por këtë qershor synohet që ata të testohen në salla të madhe. Alfons Harizaj, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Provimeve na shpjegon, se megjithëse ende nuk ka dalë rregullorja për zhvillimin e tyre, po shikohet mundësia që provimet e maturës të mos zhvillohen më nëpër klasat e shkollave ku kanë studiuar, por në auditoret e universiteteve. "Ne kemi propozuar që të rinjtë të mos testohen më në klasat ku kanë mbaruar shkollën e mesme, por testimi të zhvillohet në auditore të mëdha, siç janë ata të universiteteve. Duke qenë më shumë nxënës në një klasë dhe që nuk e njohin njëri-tjetrin zvogëlohet mundësia për t'i treguar njëri-tjetrit në provim dhe nota që marrin është më e vërtetë", - ka shpjeguar drejtori Harizaj. Ndërkohë që pritet, që këtë vit, të ndryshojnë edhe koeficientët që do i jepet secilës lëndë dhe shkollë, pasi ka ndryshuar edhe formula e përzgjedhjes së lëndëve të lira dhe atyre me detyrim. Aktualisht, ministria e Arsimit është në pritje të propozimeve për koeficientët për llojin e shkollës së mesme dhe të lëndëve, që do të vijnë nga vetë universitetet publike dhe më pas do të zyrtarizohen nga ministria e Arsimit se sa pikë i jep secili universitet çdo lënde dhe profilit të shkollës së mesme. Vetëm pas kësaj procedure mund të nisë plotësimi i formularëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi