Maturantët, Rama: Risi e reformës
më të mirët zgjedhin të parët

Maturantët, Rama: Risi e reformës<br />më të mirët zgjedhin të parët
Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar ndaj protestave të maturantëve të cilët kërkojnë ndryshim të sistemit të përzgjedhjes së fituesve, ku ka thënë se një nga risitë e Reformës në Arsim është dhënia e mundësisë ndaj ekselentëve që të zgjedhin të parët.

Rama ka shtuar se çdo fitues do mund të zgjidhet në vetëm një degë dhe se pas kësaj faze vendet bosh do të plotësohen me kanidatë të tjerë.

Sipas Ramës e drejta për të zgjedhur përcaktohet sipas meritës, ndërkohë që thekson se janë 25 mijë kuota për 27 mijë e 600 aplikues.

Përveç kësaj, ai iu ka bërë thirrje maturantëve që të kenë durim deri në përfundim të procesit.

Ja reagimi i plotë i kryeministrit Rama
 NJË SQARIM ME ZËRIN E MATURANTËVE
Një nga risitë e Reformës në Arsim është më të mirët zgjedhin të parët!
Po sigurisht, një maturant i shkëlqyer nuk mund të shkojë në tetë, nëntë apo dhjetë degë, ku shpreh fillimisht preferencën dhe del fitues! Deri në 20 shtator, çdo fitues në më shumë se një degë, do të regjistrohet në degën e vetme që do ndjekë dhe, automatikisht, të gjitha vendet e tjera që ka zënë përkohësisht në listën fituese, do të lirohen për shpalljen e fituesve të tjerë.
Pra, e drejta për të zgjedhur përcaktohet sipas meritës, me procedura transparente, jo më në errësirë sipas tarafit apo parasë... Rregullat janë të qarta dhe kush ndjek si duhet procedurat, padiskutim do të ushtrojë të drejtën e vet për shkollim të lartë, sipas meritës.
Suksese dhe mos harroni: Janë 25 mijë kuota për 27 mijë e 600 aplikues, kështu që ata që do mbeten jashtë në fund të procesit, do të jenë një numër i kufizuar e me rezultatet më të dobëta ndër gjithë të tjerët. Prandaj respekt për meritën e secilit dhe durim deri në përfundimin e procesit!

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament