Provimi i dytë i maturës/ Humb ndjenjat një gjimnazite! PD denoncon: Teza doli, ky është krim!

36 mijë e 412 maturantë zhvilluan sot provimin e dytë të maturës shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, në 205 shkolla të vendit. Gjimnazistet u paraqitën që në orët e para të mëngjesit pranë shkollave të tyre për të kryer procedurat paraprake, ndërsa provimi nisi në orën 10 të paradites, deri në orën 12 e 30.

Teksa gjimnazistët prisnin të emocionuar nisjen e provimit, në gjimnazin Ismail Qemali në kryeqytet, një prej maturanteve humbi ndjenjat. Ajo e cila mori ndihmën e parë me shpejtësi për tu futur sërish në provim edhe pse me vonesë.

Pas mbarimit të provimit i cili zgjati 2 orë e 30 minuta, për shumicën e gjimnazistëve niveli i vështirësisë së provimit të Gjuhës shqipe dhe të Letërsisë ishte i lartë.

“Ishte më i vështirë sec e prisnim. Shpresojmë të dalim mirë. Më shumë vështirësi hasëm te pjesa e Gjuhës Shqipe”, shprehen maturantët.

Në ambientet pranë gjimnazeve në kryeqytet nuk mungonin as prindërit e maturantëve, të cilët qëndronin që prej orëve të para të mëngjesit në mbështetje të fëmijëve të tyre.

”Gocën e kam ekselente dhe pres që të marrë notë të mirë. Kemi që në mëngjes që presim të mbarojnë”, thanë prindërit.

Pak minuta pas nisjes së provimit, ish-deputeti demokrat publikoi disa teza provimesh, për të cilat pretendon se janë të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë që u zhvillua ditën e sotme. Sipas ish-deputet Boçi ky është një skandal dhe një krim shtetëror i papranuar. Sa i përket Ministrisë së Arsimit, ende nuk ka një reagim lidhur me këto pretendime të ish-deputetit demokrat.

Postimi i tezës nga ish-deputeti i PD Lucian Boci

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 12/06/2019 12:41

    PD esht ba si Pal Vata,i bahet ferra brahim,prandaj Akoma nuk dine cfar gabimi ka ba

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele