Për 7 mijë maturantët që nuk kanë mundur të kalojnë provimet në maturën shtetërore do të ketë një mundësi të dytë. Nga Ministria e Arsimit bëhet me dije se provimet për maturantët mbetës nisin në 30 gusht deri në 10 shtator.
I pari do të jepet provimi i Gjuhës së Huaj. Për të vazhduar më tej me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë që do të zhvillohet në 2 shtator. Provimi i Matematikës do të zhvillohet katër ditë më vonë në 6 shtator. Ndërkohë që provimi i fundit do të jetë në 10 shtator dhe do të jetë për lëndët me zgjedhje.
Testi do të përmbajë 25 pyetje për secilën lëndë, nga të cilat 13 do të jenë me alternativa dhe do të vlerësohen me 13 pikë. Pyetjet me zhvillim do të jenë 12 dhe do të vlerësohen me 37 pikë.
Për provimet e detyruara maturantët do të kenë në dispozicion rreth dy orë e 30 minuta. Sa i përket pyetjeve për lëndët me zgjedhje do të jenë 20, ku 10 prej tyre do të jenë më alternativa dhe do të vlerësohen me 10 pikë. Pyetjet e tjera do të jenë me zhvillim dhe do të vlerësohen me 30 pikë. Koha që do të kenë maturantët për lëndët me zgjedhje do të jetë tre orë.
Sa u përket maturantëve që i kanë kaluar provimet e maturës, 11 gushti është afati i fundit për plotësimin e formularit për aplikim në universitet.
Të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në vend janë të detyruara që brenda datës 22 shtator të dorëzojnë numrin e kuotave të programeve të plotësuara në AKP. Pas kësaj ju lind e drejta të gjithë maturanëtve kalues në provimet e vjeshtës që të plotësojnë formualarin e aplikimit për në universitet nga data 23 shtator deri në 1 tetor.
Universitetet do të shpallin listën e fituesve në 12 tetor dhe kandidatët fitues kanë të drejtë që të regjistrohen online nga data 16 deri në 20 tetor. Sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit regjistrimi i kandidatëve do të vazhdojë deri në plotësimin e kuotave për programet e studimit duke respektuar renditjen në listë.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com