Maturantët nisin paraprovimet! Sot u testuan në anglisht, 3 ekselentë rrëfehen në Report Tv: Mësuesit na orientojnë për nevojat e tregut të punës

Ethet e provimeve të maturës kanë nisur. Vetëm pak minuta përpara nisjes së paraprovimit të parë, ai në gjuhën e huaj Report Tv shkoi në gjimnazin ‘Sami Frashëri’ në Tiranë.

Meida, Mateo dhe Dhimitra, 3 maturantët ekselent na tregojnë në të njejtën kohë, për sigurinë e bazuar mbi njohuritë e marra, aq edhe frikërat e emocionet

“Kemi mësuar dhe ndihem e sigurt. Sidoqoftè prej streseve dhe emocioneve shumë të vogla mund të ndodh ndonjë gabim ndoshta në lëndën e matematikës, gabim nxitimi ose në Gjuhë-Letërsi meqë është subjektive si lëndë.”- tha Meida Rrokaj, maturante.

“Emocionet janë të pranishme në çdo provim, megjithatë jemi munduar ta përballojmë sa më mirë duke studiuar sa më shumë.”- tha Dhimitra Kumaraku, maturante.

Nisur nga lëndët në të cilat kanë prirje ata tregojnë synimet e tyre. Mejda e shikon veten më shumë tek mjekësia e Dhimitra tek arkitektura.

“Nuk e kam zgjedhur tamam akoma mjekësinë. Jam akoma në mëdyshje thjesht e di që biologjinë dhe kiminë i kam pasion si lëndë.”- tha Meida Rrokaj ,maturante.

“Mund të arrij sukses në këtë degë. Mësuesit na kanë orientuar , por ne bëjmë dhe një lëndë ekonomi e cila na ka orientuar goxha për çfarë ka nevojë tregu i punës në Shqipëri, por jo vetëm.”- tha Dhimitra Kumaraku, maturante.

Mateo synon IT-në. Ka punuar shumë në fizikë dhe do të guxoje duke e vendosur që lënda me zgjedhje të jetë Fizika, e klasifikuar si një ndër provimet më të vështira.

Provimet e maturës do të nisin më 1 qershor dhe do të përfundojnë më 19 qershor. Këtë vit do të zhvillohen në salla të mëdha dhe do të monitorohet me kamera. Maturantët nëse do të konstatojnë se një pyetje i është  vlerësuar gabim do të kenë mundësi të  kërkojnë rivlerësimin e tezës.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë