Mavraj rrezikon Armeninë, gjendja
e fshehtë, ekzaminohet në spital

Mavraj rrezikon Armeninë, gjendja<br />e fshehtë, ekzaminohet në spital
Kur na ndajnë edhe 3 ditë nga zhvillimi i ndeshjes me Armeninë, gjendja fizike e mbrojtësit të kombëtares Mërgim Mavraj mbetet ende kritike.

Teksa ekipi është paraqitur në palestër, qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj së bashku me stafin mjekësor janë larguar nga resorti në Durrës në drejtim të spitalit për të vijuar me ekzaminimin më të detajuar të dëmtimit të 29-vjeçarit.

Situata rreth gjendjes fizike të futbollistit të Kolnit në kampionatin gjerman mbahet e fshehtë, teksa vetë lojtari nuk ka dalë ende në seancën stërvitore të dy ditëve të fundit.

Ekzaminimet që do të dalin nga vizita më e detajuar do të tregojnë gjendjen e futbollistit dhe mundësitë reale që do të ketë për të qenë i pranishëm në sfidën e së dielës ndaj Armenisë sipas faqes së Kombëtares Shqiptare.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni