Maxhoranca dhe opozita
diskutojnë depenalizimin e shpifjes

Maxhoranca dhe opozita<br />diskutojnë depenalizimin e shpifjes
Maxhoranca dhe opozita janë përplasur sot në mbledhjen e komisionit të Ligjeve. Palët bien dakord për rishikimin e disa neneve të kodit civil dhe kodit penal, ku bën pjesë shpifja dhe fyerja, miratimi i të cilave kërkon shumicë të cilësuar në Kuvend.

Qeveria solli në komisionin propozimin për kalimin e akuzës së shpifjes nga kodi penal te ai civil, opozita është shprehur se është pro depenalizimit të shpifjes por të mbetet tek kodi penal duke parashikuar vetëm gjobë dhe jo burgim për këto akuza.

Kryetari i komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, duke mbrojtur propozimin e qeverisë tha se media dhe liria e fjalës duhet të çlirohen nga vargonjtë penalë dhe problemet që kanë me abuzimin duhet t’i zgjidhin përmes metodës civile.

Ditën e hënë komisioni pritet të shqyrtojë të dy kodet atë civil dhe penal.

Të pranishëm në seancën e sotme në Komisionin e Ligjeve ishin edhe Avokati i Popullit Igli Totozani, dhe kreu i Institutit të Medias Remzi Lani, të cilët kanë mbështetur ndryshimet. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri