Maxhoranca vendos: Reforma në
Drejtësi do të votohet në 21 korrik

Maxhoranca vendos: Reforma në<br />Drejtësi do të votohet në 21 korrik
Ndryshimet kushtetuese dhe 7 ligjet e para që bëjnë funskionale Reformën në Drejtësi u përfshinë vetëm me votat e maxhorancës në kalendarin e punimeve të kuvendit.

Por nëse për kushtetutën deputetëve i’u përcaktua qartë data 21 për ligjet data mbetet e hapur, në varësi të ecurisë së punës në komisionin e posaçëm të reformës.

Sipas PD-së hedhja në votë pa konsensus është pjesë e një skenari për të dështuar reformën dhe shtyrë atë me një vit. Për Oerd Bylykbashin , 7 ligjet nuk kanë bazë kushtetuese për t’u hedhur në votim me procedurë të përshpejtuar.

Po fusni dhe ligje organike në kalendarin e Kuvendit, jemi përpara një shkelje flagrante, po përdorni procedurë antikushtetuese e të përshpejtuar. Minimumi për këto ligje nuk lejohet procedura e përshpejtuar, po dhunoni e shkelni kushtetutën. Këto ligje nuk kanë bazë kushtetute. Drafti është një listë dëshirash. Këto janë institucione që po krijoni që nuk kanë bazë kushtetuese. Pse nxitoheni? Nëse nuk ka konsensus, kjo kushtetutë nuk miratohet. Komisioni i Venecias kërkon vetëm konsensus. Ju doni ta dështoni reformën për një vit. Ju refuzoni çdo propozim që bazohet tek Venecia. Ju fusni në kalendar pa asnjë bazë kushtetuese. Ju sugjeroj që të mos futen në kalendar fare” tha Bylykbashi.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vota e të cilit ishte pro draft kalendarit me reformën e përfshirë, tha se po tentohet të fitohet kohë.

Deri në 29 korrik Kuvendi ka kohë të miratojë ndryshimet kushtetuese dhe 7 ligjet që po shqyrtohen në komisionin Xhafa. Për t’ia bërë më të lehtë, përveç mesazheve për thirrje të ndërgjegjes, ambasada amerikane kishte printuar kushtetutën e re me amendamentet e miratuara në 14 qershor pa opozitën.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'