'Maxi processo 2' në Itali, gati 400 mafiozë para drejtësisë! Për herë të parë edhe 5 shqiptarë në gjyq për Ndraghetën

Një sallë call centeri në Catanzaro në Itali është kthyer në sallën më të madhe të gjyqit në historinë botërore. Aty ka nisur procesi ndaj familjes mafioze Ndragheta ku për herë të parë të pandehur janë edhe 5 shtetas shqiptarë.

Report Tv mëson se 5 shqiptarë do të përballen për herë të parë si pjesë e mafias italiane në procesin historik "Rinascita-Scot”. Pas 3 dekadash Italia hap të dytin 'maxi-processo' ndaj mafias, këtë herë Ndragheta.

Mes 400 të pandehurve në këtë sallë do të përballen me akuza për grup kriminal dhe trafik droge disa shtetas shqiptarë si pjesë e familjes mafioze Ndragheta.

Ata janë Robert Lazaj, Alfred Lucaj, Lulezim Shkurtaj, Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj, Floriand Tahiraja.

Këta shtetas u arrestuan në qershor të vitit të shkuar dhe hetimet ndaj tyre kishin nisur prej vitit 2019 nën operacionin e koduar "Rinascita-Scot”. Kjo është hera e parë ku shqiptarët janë të pandehur në një proces kundër familjeve mafioze në Itali. Në të parin, 'maxi processo' ndaj Cosa Nostrës nuk kishte.

Ky grup sipas hetimeve ishte përgjegjës të furnizonte italianë me drogë e jo vetëm kanabis nga Shqipëria në tonelata, por po ashtu sigurimin e kokainës nga Amerika latine. Kjo sallë ku do të mbahet 'maxi processo' numër dy ndaj mafias në Itali ndodhet në qytetin e Lamezia Terme në rajonin e Kalabrisë pranë Catanzaros, para përshtatjes si sallë gjykimi ka qenë një call center.

Salla ka një teknologji të fundit të përshtatur për masat anti-COVID, realizimin e 150 videocall në kohë reale, ndërsa arsyeja pse është zgjedhur Kalabria sipas hetuesve është për ti treguar besim publikut se aty ku mafia pati aktivitetin aty do jepet drejtësi.

'Maxi Processo' apo Mega Procesi është i dyti në Itali ndaj mafias pas atij të mbajtur prej vitit 1986 deri në vitin 1992 ndaj Cosa Nostrës që u rihap më pas edhe me arrestimin e Salvatore Rinës, i njohur si Toto Rino, ose bosi mbi bosat pasi ishte kreu i Komisionit të mafias famëkeqe për vite me radhë.

Këtu mund të gjeni emrat e të gjithë të pandehurve përfshirë edhe 5 shqiptarët. 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë