May: Britania dhe SHBA liderë të
botës,raporte vigjilente me Moskën

May: Britania dhe SHBA liderë të<br />botës,raporte vigjilente me Moskën
SHBA- Kryeministrja britanike Theresa May është liderja e parë ndërkomëbtare e cila udhëtoi drejt SHBA pas betimit të Trump.

“Fitorja e Trump jep mundësi për një epokë të re, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë përgjegjësinë të jenë liderë, për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe demokracisë të cilat janë të kërcënuara” kështu u shpreh kreu i Downing Street gjatë një takimi me republikanët në Filadelfia.

Sa i përket marrëdhënive që Trump dëshiron të ndërtojë me Rusinë, May u tregua e rezervuar duke thënë se raportet me Moskën duhen ruajtur, por duhet të jenë të kujdesshme.

May madje citoi edhe ish presidentin Regan duke shtuar se duhet besim por edhe verifikim, përfshirje por kujdes.

Ndërkohë mediat të cilat citojnë zëdhënësin e Kremlinit Peskov raportojnë se këtë të shtunë Trump do të ketë një telefonatë me homologun rus Putin.

Trump është zotuar se do të ketë raporte më të mira me Rusinë sesa paraardhësi i tij Barack Obama.

Manjati,nga ana tjetër, ka folur edhe për mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj Moskës, nëse kjo e fundit ndihmon në luftën kundër terroristëve.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi