Pak orë pas emërimit zyrtar si kryeministre e Britanisë së Madhe Theresa May u shpreh se vendi ka nevojë për kohë për të dalë nga Bashkimi Europian.
Gjatë një komunikimi me homologen gjermane Merkel dhe presidentin francez Hollande, May u shpreh se nuk donte një dalje të nxituar të Mbreterisë nga Unioni edhe pse pak ditë më parë ajo u shpreh se Brexit do të thotë Brexit.
Nga ana tjetër ajo çka ka shkaktuar habi është edhe promovimi i euroskpetikeve si Boris Johnson në poste kyçe të qeverisë. Ministri i jashtëm gjerman Steinmaier e cilëson Johnson nje politikan të papërgjegjshëm që ka përdorur euroskepticizmim.
Ministri i jashtëm francez Ayrault ka thënë se homologu i tij i sapoemëruar britanik, është një gënjeshtar.
Por zgjedhja e ish-kryebashkiakut të Londrës si ministër i jashtëm i Mbreterisë ka shkaktuar reagime në shumë prej mediave botërore të cilat ironizojnë figurën e tij i konsideruar si një politikan që ka bërë deklarata të papërshtashme aspak diplomatike dhe ofenduese.
“E dashur pjesa tjetër e botës. Ju lutem pranoni keqardhjet tona të përulura që fytyra përfaqësuese e Britanisë në skenën globale do të jetë ajo e Boris Johnson”.
Ishte ky titulli i gazettes britanike the indipendent e cila thumbon ministrin e sapozgjedhur.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com