Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May i ka dhënë një ultimatum Rusisë deri nesër pasdite për t’u përgjigjur për çështjen e spiunazhit, ndërkohë që ekspertët e kanë cilësuar si Novichok helmin e përdorur ndaj Sergei Skripal dhe vajzës së tij, të cilët u sulmuan një javë më parë në Angli dhe po luftojnë për jetën në spital.
/Shqiptarja.com
Ndërkohë që May po fliste, hetimet janë në zhvillim në vendngjarje në Salisbury dhe në fshtrat përreth.
May tha se veprimet e javës së kaluar i kanë justifikuar sanksionet e ndryshme kundër Rusisë gjatë 10 viteve të fundit.
s.k/Shqiptarja.com










