Theresa May është ndalur në kryeqytetin italian pas takimeve me kancelaren gjermane Merkel dhe presidentin francez Francois Hollande. Në takimin me homologun e saj italian Matteo Renzi May ka garantuar se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian nuk do të cënojë marrëdhëniet me vendet e tjera.
‘’Ne do të vijojmë forcimin e marrëdhënieve me miqtë tanë europianë. Bashkëpunimi në NATO, G20 dhe G7 nuk ka për të ndryshuar’’, është shprehur kryeministrja britanike. May gjithashtu shtoi se ofron garanci për të gjithë shtetasit europian në Britani, gjithnjë duke u siguruar që edhe britanikët do të jenë njëlloj të mbrojtur në zonën e bllokut.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com