Terrorizmi dhe siguria është një nga cështjet kryesore ku jane bazuar partitë politike në Britani gjatë fushatës ndërsa na ndan një ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme.
Kryeministrja britanike Theresa May e krahut konservator shprehet se është e gatshmë të modifikojë ligjet mbi të drejtat e njeriut nëse kjo do të shërbejë për të ndaluar terroristët.
Sipas BBC May synon të thjeshtëzojë procedurat për dëbimin e personave të dyshuar si terroristë. Ajo po ashtu synon të reduktojë lirinë e shprehjes dhe lëvizjes për këdo që paraqet një kërcënim.
Duke folur gjatë një takimi me mbështetësit e saj kreu i Doëning Street nuk i ka përcaktuar qartë propozimet e saj por u shpreh se duhen dënime më të gjata për të gjithë përgjegjësit e sulmeve terroriste.
Fushata elektorale në Britani këtë vit nuk ishte aspak e zakontë ku krahas debateve për cështjen Brexit vendi u godit dy herë nga sulmet terroriste e para në Manchester Arena dhe e dyta në Urën e Londrës.
Një cështje e tillë lidhet edhe me BE pasi duke dalë nga unioni vendi humbet bashkëpunimin me policinë sekrete të kontinentit.Këtë të enjte britanikët votojnë ku përballë është kryeministrja May e krahut konservator dhe laburisti Jeremy Corbyn.
Duke patur parasysh zhvillimet e fundit edhe akuzat mes tyre kanë qënë të shumta madje vetë Corbyn kërkoi dorëheqjen e May pasi sipas tij kjo e fundit ka reduktuar buxhetin për policinë cka sipas tij ka ndikuar tek siguria në vend.
Por cilido qoftë fituesi i këtyre zgjedhjeve edhe pse sondazhet flasin për favorizmin të May, kryeministri ka përpara një detyrë të vështirë procesin Brexit daljen e Britanisë nga Unioni e sigurisht siguria.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com