Maya sjell 'bashkëpunimin' më të ri me 2 moderatorët e emisionit 'Rreze Dielli', Erjona Rusi e Alban Musa

Veç këngës së re të publikuar në fillim të këtij muaji me Fatmira Breçanin dhe bashkëpunimin më të fundit me motrat Libohova, këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Maya ka vendosur të realizojë një “bashkëpunim” të ri me 2 prezantuesit e emisionit “Rreze Dielli” në Report TV. E ftuar në emision, Maya ka treguar për projektet më të fundit muzikore që sapo ka realizuar e po realizon, dhe ka ftuar gazetaren Erjona Rusi të bëjnë një bashkëpunim edhe bashkë.

Pas përfundimit të emisionit, 2 prezantuesit nuk i kanë rezistuar ftesës për të kërcyer nën ritmin e këngës më të re “Të pres në aksham” që Maya po prezanton qytet pas qyteti në të gjithë Shqipërinë përmes Maratonës së Këngës Popullore.

Maya publikoi në fillim të korrikut “Kënga jonë”, një bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur tropojane Fatmira Breçani, ndërsa sapo ka realizuar një tjetër këngë me 2 motrat Libohova dhe këngën “Të pres në aksham”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët