Mazhoranca, 12 koordinatorë në
qarqe për ndarjen territoriale
Ndarja e re administrative duket se do të fillojë vetëm me konsensusin e drejtuesve vendorë të majtë, kjo pas takimit që bëri dje ministri i Çështjeve Vendore, Belendi Çuçi me rreth 180 të zgjedhurit vendorë të së majtës dhe të LSI.
TIRANE- Ndarja e re administrative duket se do të fillojë vetëm me konsensusin e drejtuesve vendorë të majtë, kjo pas takimit që bëri dje ministri i Çështjeve Vendore, Belendi Çuçi me rreth 180 të zgjedhurit vendorë të së majtës dhe të LSI. Në këtë takim është mësuar se nuk ka qenë kryeministri Edi Rama, por paneli i diskutantëve drejtohej pikërisht nga ministri Çuçi dhe anëtarët e komisionit të posaçëm kuvendor për Reformën Adminisrativo-Territoriale. Pas mbledhjes me dyer të mbyllura, burime pranë së majtës thanë se dje u caktuan koordinatorët e 12 qarqeve, të cilët do të udhëheqin procesin e ndarjes administrative në vend.
Në këtë mënyrë nisën konsultimet e para mes vendorëve të majtë dhe qeverisë, të cilat sipas burimeve do të shtrihen në terren dhe pritet që sugjerimet e vendorëve të paraqiten këtij komisioni benda muajit prill. Pas përfundimit të takimit, ministri Çuçi tha se pas sqarimi i reformës për krerët vendore, do të fillojë edhe puna me turin e takimeve në gjithë qarqet e vendit. “Sqarimi fillon nga administrata që janë zgjedhur nga komunitetet dhe më pas fillon puna. Ne do të fillojmë me turin e takimeve në bazë në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Diskutuam kriteret. Ajo që na takon ne ka të bëjë me procesin sa më transparent. Askush nuk shprehi pakënaqësi.
Patëm mirëkuptimin nga kryetarët e komunave. Fokusi është tek garantimi i procesit sa më gjithëpërfshirës dhe transparent”, tha ministri Çuçi. Në pritje të zhbllokimit të punës në komisionin e Reformës Territoriale, do të jenë prefektët ato që do të marrin në dorë procesin. Prefektët do të ngrenë grupet në terren dhe të piketojnë bashkitë dhe komunat që duhen ndarë ose bashkuar.
Njësitë e reja të qeverisjes vendore nuk do të kenë më pak se 10 mijë banorë në zonat jo shumë të populluara, jo më pak se 20 mijë në ato me poullsi të mesme, ndërsa në zonatr e mëdha urbane, një bashki do të ketë minimalisht 30 mijë banorë. Njësia bazë e ndarjes së re do të jetë bashkia qendër rrethi do të jetë, ndërsa për ato komuna dhe bashki qe e bëjnë vetë planifikimin e ri territorial, ka një bonus investimi 4 vjeçar nga buxheti i shtetit në masën 10 % të buxhetit vjetor.
Ndarja e re administrative territoriale parashikon që të ketë 160 njësi vendore, ndërsa aktualisht ka 384 njësi. 60 % e këtyre njësive vendore, nuk do të jenë më pasi do të ketë një ndarje të re administrative që pritet të realizohet brenda këtij viti, dhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të shkojmë sipas ndarjes së re territoriale. Kjo ka bërë që të ketë edhe disa të pakënaqur vendorë, dhe ndaj përveç konsultimit për reformën, synohet edhe sheshimi i këtyre pakënaqësive.
Shkrimi u publikua sot (20.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
6%
Vota total: 2093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Martinit, del nga spitali shoku i 14 vjeçarit
29 Nëntor, 13:18
-
Vdiq në ditën e parë të punës, 18-vjeçari shqiptar sapo ishte bërë baba! Flet mes lotësh partnerja e tij: Po planifikonim dasmën
29 Nëntor, 13:12
-
Europol: Arrestohet në Rinas kreu i dyshuar i trafikut të heroinës nga Irani në Europë, i sekuestruan 703 kilogramë në një kontejner me sapun
29 Nëntor, 13:04
-
Muralja e Maradonës, vendi i dytë turistik më i vizituar në Itali
29 Nëntor, 13:03
-
Mbi 225 tonë kokainë, konfiskohet rekord botëror droge e fshehur në nëndetëse! Autoritetet kolumbiane zbulojnë rrugën e re të trafikut të narkotikëve drejt Australisë
29 Nëntor, 12:54
-
Gjykata e Hagës urdhëron ish pjesëtarin e UÇK-së t’u paguajë 208 mijë euro viktimave të tij
29 Nëntor, 12:51
-
Përgjimet e Sky ECC, kush është shqiptari 'VIP' i arrestuar në Greqi
29 Nëntor, 12:46
-
Sot një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë
29 Nëntor, 12:41
-
Moti i keq/ Fundjava pritet të mbizotërohet nga reshjet e dendura të shiut
29 Nëntor, 12:39
-
Bind Myrto Uzuni, Granada i kërkon rinovimin me përmirësim page
29 Nëntor, 12:35
-
Tiranë/ Nis puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës, do përbëhet nga 4 godina! Studentët do kenë akses në biblioteka, muze dhe ambiente sportive
29 Nëntor, 12:29
-
U godit organizata kriminale e Suel Çelës, SPAK do të kërkojë ekstradimin e të arrestuarve në Belgjikë e Itali! Letrat dërgohen javën tjetër
29 Nëntor, 12:11