TIRANË - Mazhoranca është larguar nga mbledhja e Komisionit të Medias gjatë debateve për kalendarin lidhur me seancën dëgjimore me gazetarin Telnis Skuqi të futur në rend dite për më 28 maj nga Pollo. Deputeti i PS, Alfred Peza ka qenë kundër futjes së kësaj pike në kalendar, pasi sipas tij kjo çështje po shqyrtohet nga organi i akuzës.
 
"Ne nuk mund të punojmë me dy standarde, në 21 janar gazetarët u plagosën apo u keqtrajtuan e më pas u pushuan nga puna për shkak të presionit politik, po ashtu 4 gazetarë u quajtën puçistë nga ju."-u shpreh Peza.
 
Deputetët e PD janë shprehur në komision se Telnis Skuqi është në rrezik për jetën, ndërsa Fatmir Toçi ka reaguar duke iu drejtuar deputetëve të PD se  “Ju i vrisni gazetarët në mes të Bulevardit.”
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)