Mazhoranca do hetojë SHISH e
Visho Ajazit, PD:E paprecedentë
Mazhoranca zyrtarizon kërkesën për hetimin e veprimtarisë së SHISH të drejtuar nga Visho Ajazi. Deputeti socialist Piro Lutaj pak ditë pasi propozoi në Komisionin Parlamentar të Sigurisë që të bëhet kontroll nga afër për ligjshmërinë e veprimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror ka dorëzuar në rrugë zyrtare me shkrim në Kryesinë e Kuvendit, kërkesën e tij. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Noka thotë: Akt i paprecedent, përpjekje për të vendosur në kontroll SHISH. Lutaj: Noka të mos ngatërrojë çështjen e minierave me sigurinë. (Foto: Kreu i SHISH dhe kërkesa e Piro Lutaj për hetim)
TIRANE- Mazhoranca zyrtarizon kërkesën për hetimin e veprimtarisë së SHISH të drejtuar nga Visho Ajazi.
Deputeti socialist Piro Lutaj ka dorëzuar sot, në rrugë zyrtare në Kryesinë e Kuvendit, kërkesën e tij me shkrim për të kontrolluar nga afër ligjshmërinë e veprimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror, si dhe udhëzimin për përgjimin e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Kërkesa vjen pak ditë pasi propozoi në komisionin parlamentar të sigurisë që të bëhet kontroll nga afër për ligjshmërinë e veprimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Në këtë shkresë zyrtare propozohet ngritja e një komisioni të përbëre nga 5 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita.
"Duke qenë se në mbledhjen e Komisionit të sigurisë nuk morën përgjigje për shkak të mospasjes së çertifikatës së sigurisë nga kreu i SHISH për t’u njohur me dokumentacionin sekret, është e nevojshme kryerja e kontrollit në ambientet e këtij shërbimi. "- argumentohet në kërkesë.
(Foto: Kreu i SHISH dhe kërkesa e Piro Lutaj për hetim)Gjithashtu kërkohet të verifikohet ligjshmëria e dokumentit dërguar drejtorive të SHISH, si dhe për veprimtaritë antiligjore të emërimeve, përgjimeve dhe mungesës së dhenies së infiormacionit Ministrisë së Brendshme për aktet terroriste.
Pas dorëzimit të kërkesës ka reaguar nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka. Sipas Nokës “kërkesa e paraqitur nga mazhoranca është tërësisht e pabazuar në ligj”.
Ndërsa shton se është “Akt i paprecedent, dhe përpjekje për të vendosur në kontroll SHISH. Akti cenon dhe trondit sigurinë kombëtare”.
Pas deklaratës së Nokës, ka reaguar edhe deputeti Lutaj, i cili për "A1 Report" u shpreh: “Noka mos ngatërrojë çështjen e minierave me sigurinë”.
Mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, të datës 11 mars 2014, deputetët e mazhorancës dhe të opozitës u përfshinë në debate përsa i përket certifikatës së sigurisë, që duhej të kishte kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, si edhe deputetët e këtij komisioni të Kuvendit. Gjatë debateve, deputeti Lutaj paraqiti para komisionit nismën e tij për të kontrolluar veprimtarinë e SHISH me argumentin se, nëse kreu i këtij Shërbimi nuk raporton në Kuvend, atëherë deputetët do të ikin vetë për ta bërë këtë gjë tek institucioni i inteligjencës shqiptare. Spatak Braho theksoi se "ky kontroll nuk ka pse të sjellë hezitimin e deputetëve të opozitës".
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1515
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor, 13:42
-
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur
27 Dhjetor, 13:27
-
Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë
27 Dhjetor, 13:21
-
Pse u pyet Veliaj? SPAK: S'është person nën hetim! Pas kallëzimit nga Nesti Angoni jemi në hetime paraprake për 4 vepra penale
27 Dhjetor, 13:17
-
Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit
27 Dhjetor, 13:14
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor, 12:33