TIRANE- Deklarata e kreut të PDIU për bashëpunim me mazhorancën për reformën territoriale, duket se është e vetma mundësi zhbllokimi për funksionimin e Komisionit të posaçëm për këtë reformë. Deri më tani PD i qëndorin idesë së nuk do të japë konsensus për të propozuar 8 anëtarët e saj në komisionin bipartizan, por nëse një anëtar i opozitës, konkretisht një nga depytetët e PDIU me merr pjesë në komision atëherë ai bëhet i vlefshëm pasi duhej 8 vota. Por edhe nëse kjo përpjekje për negociata dështon, mazhoranca ka gati një tjetër alternativë për realizimin e reformës së konsideruar tejet të rëndësishme: ndryshimin e kësaj pike të projektvendimit, përmes së cilës i eshtë dhënë e drejta e vetos në vendimmarrje opozitës.

 Përfaqësues të mazhorancës në Komisionin e Reformës Territoriale shprehen se ndryshimi i projektvendimit ne Kuvend për funksionimin e Komisionit në pikën që parashikon vendimarrjen në të, është rruga që do të ndiqet për të mundësuar hartimin dhe miratimin e ndarjes së re të territorit. Heqja e të drejtës bllokuese në Komision do të mundësojë marrjen e vendimeve dhe garantimin e vlefshmërisë së vendimeve te tij.

Qëndrimi
Ish-zëvendës ministri i Jashtëm, Kreshnik Collaku nëpërmjet statusit të tij në rrjetin social Facebook, ironizon çamët në lidhje me çështjen se ata janë kthyer në një faktor të rëndësishëm me qëndirmin e tyre për Reformën Territoriale. “Unë besoj se Kali i Trojës është shpikje greke...e s`mund të jetë praktikë Çame...!!”, shkruan ai.

Shkrimi u publikua sot (12.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)