Mazhoranca gati të ngrejë komision i posaçëm për influencën ruse në politikë, Balla: Jo vetëm Rusia, por edhe Kina!

Mazhoranca gati të ngrejë komision i posaçëm për influencën ruse në politikë, Balla: Jo vetëm Rusia, por edhe Kina!

Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas miratimit dy ditë më parë nga Parlamenti Europian të një raporti që kishte në fokus masat ndaj ndërhyrjeve të huaja në vendet anëtare të BE përmes dezinformimit, sulmeve kibernetike dhe ndërprerjes së infrastrukturës kritike.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një Rezolutë mbi ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike kombëtare në dhjetor 2019. 'Është koha e duhur, ndoshta e vonuar, ngritja e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për Ndërhyrjet e Jashtme në Proceset Demokratike.'

Sipas Ballës, ky komision duhet të ketë synim mbledhjen e informacionit mbi rastet e bëra publike apo dhe të tjera mbi financime të partive dhe aktorëve politikë nga burime financiare të lidhura me shtete jo miqësore me Shqipërinë. Sikur edhe në rastin e Parlamentit Europian objekt i punës së këtij Komisioni duhet të jenë edhe fushatat e dezinformimi, të cilat si edhe në vendet e BE, financohen në mënyrë malinje nga Rusia apo ndonjë vend tjetër.

Postimi i plotë i Taulant Ballës: 

Parlamenti Europian miratoi dy ditë më parë një raport që kishte në fokus masat ndaj ndërhyrjeve të huaja në vendet anëtare të Bashkimit Europian përmes dezinformimit, sulmeve kibernetike dhe ndërprerjes së infrastrukturës kritike.

Si pjesë e rekomandimeve në këtë Raport u kërkohet të gjitha vendeve anëtare të përputhin qasjen e tyre me kufizimet që Bashkimi Evropian, por dhe SHBA, kanë vendosur tashmë mbi ndalimin e përdorimit të aplikacionit të mediave sociale TikTok. 

Raporti është pjesë e punës së Komitetit të Posaçëm të Parlamentit Evropian për Ndërhyrjet e Jashtme në Proceset Demokratike në Bashkimin Evropian, duke përfshirë Dezinformimin, i cili filloi në vitin 2020 në një përpjekje për të ndaluar shtete si Rusia dhe Kina të ushtrojnë ndikim në politikën evropiane.

Edhe Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një Rezolutë mbi ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike kombëtare në dhjetor 2019. Është koha e duhur, ndoshta e vonuar, ngritja e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për Ndërhyrjet e Jashtme në Proceset Demokratike, duke synuar mbledhjen e informacionit mbi rastet e bëra publike apo dhe të tjera mbi financime të partive dhe aktorëve politikë nga burime financiare të lidhura me shtete jo miqësore me Shqipërinë. Sikur edhe në rastin e Parlamentit Europian objekt i punës së këtij Komisioni duhet të jenë edhe fushatat e dezinformimi, të cilat si edhe në vendet e BE, financohen në mënyrë malinje nga Rusia apo ndonjë vend tjetër.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miku: 03/06/2023 16:45

    Komision sa me bo ca mbledhje e me diskutu, se paguhesh. Ndoshta me.mire perforcon sherbimet e inteligjences ne personal, trajnim e pajisje, sesa keto komisione kshu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve