Mazhoranca i shtrëngon lakun
kreut të SHISH, Visho Ajazi
Vizita, SHBA shmangu takimin me të

Mazhoranca i shtrëngon lakun<br />kreut të SHISH, Visho Ajazi<br />Vizita, SHBA shmangu takimin me të
TIRANE- Ashtu sikurse kishte paralajmëruar gazeta jonë javë më parë, pritet që mazhoranca të marrë hapat e duhur për të kontrolluar veprimtarinë e SHISH dhe kreut të tij Visho Ajazi Lika.

Kontroll i cili mund të bëhet përmes një grupi deputetësh nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë, ose përmes inicijimit po përmes këtij komisioni të ngritjes së një komisioni parlamentar hetimi për veprimtarinë e SHISH në këtë periudhë të mbushur me ngritje celulash islamike për rekrutimin e muxhahidinëve shqiptare që dërgohen madje dhe familjarisht për të luftuar për një shtet islam në Siri, akte terroriste, si dhe emërimet në kupolën e shërbimit sekret të ish-vartësve të SHIK të Gazidedes.

Mazhoranca nuk e përjashton këtë mundësi, teksa vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë raportimit në Komision akuzoi publikisht se SHISH nuk ka dërguar asnjë informacion për asnjë veprimtari tjetër kriminale. Por edhe kreu i komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho bëri të ditur se kontrolli ndaj SHISH nuk do të vonojë.

“Janë publikuar dokumenta për emërime të paligjshme në strukturën e SHISH, duke pretenduar që këto emërime janë bërë në shkelje të ligjit për funksionimin e Shërbimit, lidhur me rekrutimet, pasi janë emëruar persona që nuk kanë arsim, nuk kanë kurse përkatëse si dhe nuk kanë pasur certifikata sigurie. Duke e veshur këtë edhe me një opinion tjetër që pjesa dërrmuese e tyre kanë qenë shokë të Vishos gjatë kohës që ka drejtuar SHISH apo SHIK-un, Gazidede, pra gjatë periudhës ’92-’97. Dokumentat janë dorëzuar pranë Kuvendit.

Do t’i shikojmë dhe më pas do gjykohet se si do të veprohet. Rrugët janë dy, verifikim mund ta bëjë edhe qeveria, kryeministri, nga varet dhe detyrat që kryen Shërbimi Informativ. Verifikimin mund ta bëjë dhe një grup i ngarkuar nga Komisioni i Sigurisë pranë zyrave të SHISH për të ballafaquar materialet e transmetuara me situatën konkrete në institucion”, ka deklaruar Braho në në A1 Report. Ndërkohë që po përgatitet gjithë dokumentacioni i nevojshëm për të formuluar dhe kërkesën e shkarkimit të Visho Ajazit nga drejtimi i SHISH, nën argumentin e mosraportimit në instancat përkatëse për krimin, ridikalët islamikë dhe për kalimin e informacioneve tek ish-kryeministri Sali Berisha.
 
 
Shkrimi u publikua sot (31.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit

VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit