Mazhoranca kërkesë Nishanit për
të hapur garën për Gjykatën e Lartë

Mazhoranca kërkesë Nishanit për<br />të hapur garën për Gjykatën e Lartë
Mazhoranca i ka kërkuar Presidentit Nishani të respektojë ligjin dhe të rihap edhe një herë garën për vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Njësoj si disa muaj më parë, krerët e grupeve parlamentare të PS e LSI, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili i kanë dërguar një letër sugjeruese kreut të shtetit të rihap procesin e kandidimit në funksion të ndryshimeve të reja të ligjit për Gjykatën e Lartë.

Sipas procedures së re ligjore është Këshilli i Emërimeve ai që bën raportin vlerësues për kandidatët, përpara se presidenti të shpallë dekretet për emrat e tyre, ndërkohë që këto ndryshime u shpërfillën nga Presidenti i cili me anë të një letre kërkoi nga krerët e grupeve parlamentare të japin sygjerime bazuar në ligjin e vjetër.

Shumica i është drejtuar Presidentit me kërkesën që për 3 vendet vakante në Gjykatën e Lartë, Nishani të bazohet në ndryshimet e reja ligjore.

Këto ndryshime, sipas mazhorancës, do të sigurojnë emërimin me transparencë të profesionistëve me integritet dhe do të ulin ndikimin politik të kreut të shtetit në emërimin e gjykatësve, shkaqe të cilat mazhoranca i ka shprehur si argumenta për rrëzimin e 5 dekreteve të presidentit për Gjykatën e Lartë.

Tashmë pritet që kreu i shtetit të ndërmarr hapin e radhës pas këtyre sugjerimeve, ku nëse do të rrëzohet ligji i mazhorancës, Gjykata e Lartë do të vijoj me tre vende vakante ndërsa presidenca dhe qeveria do të rihapin konfliktet institucionale mes tyre.


Shkrimi u botua në numrin e sotëm (6 Janar 2015) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani