Sic kishin paralajmëruar deputetët e majtë në komision e ekonomisë nuk e votuan kandidaturën e Fullanit duke kërkuar që ai të ishte i pranishëm në komision.
Më 9 nëntor presidenti Topi dërgoi për miratim në parlament emërimin e Ardian Fullanit në postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në një reagim të menjëhershëm kreu i PS-së deklaroi se vota e opozitës do të ishte kundër këtij dekreti.
Miratimi i dekretit të Presidentit kërkon një shumicë të thjeshtë prej 71 votash në Kuvend, dhe kështu vetëm me votat e mazhorancës Ardian Fullani mund të rizgjidhet përnjë tjetër mandate 7 vjecar si Guvernator i BSH-së.
(s.g/shqiptarja.com)