TIRANE- 51 deputetë të mazhorancës kërkojnë shkarkimin e kryeinspektores së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave Zana Xhukës.

Kjo u lajmërua nga kryetar i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa, i cili lajmëroi se ditën e martë kreu i ILDKP-së është thirrur për një seancë dëgjimore si dhe do të shqyrtohet kërkesa e deputetëve për shkarkimin e saj.

Opozita e dikurshme tashmë në mazhorancë e ka kundërshtuar qysh në krye të herës emërimin e Xhukës në në krye të Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Po ashtu për punën dhe ushtrimin e e detyrës u ngrit edhe një grup kontrolli ku në baze të kontrollit rezultoi së janë gjetur shkelje të rënda ligjore në veprimtarinë e saj institucionale.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)