TIRANE- Mazhoranca e re po shqyrton mundësinë e një shkarkimi të mundshëm të Presidentit aktual, Bujar Nishani. Shkak për këtë iniciativë që mund të startojë javët e ardhshme është ngërçi që ka mbërthyer drejtësinë shqiptare, e vënë në qendër të akuzave për korrupsion jo vetëm nga faktorët shqiptarë por dhe nga ndërkombëtarët dhe e fiksuar në raportet serioze për Shqipërinë të organizmave seriozë ndëkrombëtarë. Rasti më i fundit ka qënë shtyrja e dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nga ana e këshillit të Ministrave të vendeve të BE për muajin qershor të vitit të ardhshëm. Lexo edhe ... Vjehrra e Rezart Taçit, KLD e "gradoi", nga Kruja në Tiranë

Dhe një ndër argumentet kryesore për këtë shtyrje të një vendimi pozitiv për Shqipërinë në lidhje me statusin e vendit kandidat për në BE ka qënë dhe gjyqësori i korruptuar, për të cilin janë vënë kushte që të kryhen reforma të thella nëse vendi ynë kërkon të marrë statusin e vendit kandidat për në familjen e madhe evropiane. Mazhoranca për reformën në drejtësi sheh si pengesën kryesore KLD, që jdrejtohet nga Presidenti i Republikës që është kryetar i tij, i cili dhe në mbledhjet e fundit është shfaqur bindshëm kundër reformave dhe propozimeve të mazhorancës së re të majtë, që për më tepër një ndër shkaqet që ka marrë këtë votë plebishitare më 23 qershor ka pasur dhe premtimin për të pastruar gjyqësorin nga të korrptuarit dhe gjyqtarët militantë.

Mësohet se mbledhjet e KLD të kohëve të fundit nuk janë përjetuar mirë nga mazoranca, ndërsa janë në një gjendje kaosi gati të gjitha gjykatata e vendit, që drejtohen nga gjyqtarë të komanduar e të vendosur me urgjencë nga ana e mazhorancës e të firmosur po me urgjencë nga KLD e drejtuar nga Nishani. Pikërisht për këtë arësye, mazhoranca aktuale, në pamundësi për të arritur një akord me Presidentin dhe për pasojë dhe me KLD, që ka dhe si nënkryetar një militant të PD, për reformën në drejtësi e për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta qeverisëse të Berishës, por dhe në qeverisjen e tanishme nëse referohen fakte të tilla, për shkak të mungesës së besimit që çështjet e nxehta siç është rasti i kallzimit penal ndaj ish-ministrit ta mbrojtjes Arben Imami, kreu i Bashkisë Kamzë Xhelal Mziu, apo figura të tjera në qeverisjen e kaluar, se mund të marrin një gjykim të drejtë nga ky gjyqësor militant dhe i korruptuar, mazhoranca po shqyrton mundësinë e shkarkimit të Kreut të shtetit Nishani, të cilin me sa duket e sheh si pengesën kryesore për reformimin e thellë të gjyqësorit dhe drejtësisë, sipas parametrave të kërkuar nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Në këtë mënyrë, duke zgjedhur mes akuzave për shkarkimin e një presidenti që mund të përbëjë dhe precedentin e parë në Shqipëri dhe realizimit të detyrave në luftën kundër korrupsionit, sidomos në gjyqësor dher dhënies fund të fenomenit të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë që kanë abuzuar më pushtetin, mazhoranca me sa duket do të zgjedhë këtë të dytin. Ku i sakrifikuari i madh në këtë rast do të jetë pikërisht kreu i shtetit Bujar Nishani.

Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)