Mazhoranca nis procedurat për
kreun e AMA-s, ja  kandidatët

Mazhoranca nis procedurat për<br />kreun e AMA-s, ja  kandidatët
TIRANE - Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik nisi zyrtarisht sot procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, pas shkarkimit të ish-kreut Endira Bushati.

Në mbledhjen e sotme të komisionit të Medias, zhvilluar pa praninë e opozitës, deputetët e mazhorancës përmes një letre të hapur i bënë sërish apel kolegëve demokratë që të bëhen pjesë e këtij procesi.

“Kjo letër i është drejtuar jo vetëm opozitës, por edhe faktorit ndërkombëtar, të cilët  kanë  pasur një vëmendje të veçantë për procesin e  AMA-s. Faktori ndërkombëtar  ka mbështetur dhe inkurajuar të gjithë hapat e ndërmarra nga ne në këtë proces, ndaj do të njihen hollësisht me këtë vendimmarrje", tha nenkryetari i Komisionit, Alfred Peza.

"Ne përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, shfrytëzojmë edhe këtë rast që tju sigurojmë se vendosmëria jonë për të përmbushur detyrimin ligjor dhe politik në zgjidhjen përfundimtare të ngërçit në AMA dhe rikthimin e drejtimit të këtij institucioni në normalitet, në asnjë rast nuk do të çojnë në ndryshimin e ligjit për AMA apo në cënimin në thelb të së drejtë tuaj ligjore si opozitë. Ju garantojmë se produkti fundor final i gjithë këtij procesi,- sipas përcaktimit ligjor,- nuk do të preket dhe nuk do të shtrembërohet, për asnjë lloj arësyeje." - thuhet ndër të të tjera nga letra që lexoi Mimoza Hafizi.

Gjithashtu, deputetja  Mimoza Hafizi u shpreh se opozita do të ketë mbështetjen e mazhorancës, prandaj ajo duhet të marrë pjesë në komision.  “Në mbledhjen e ardhshme do të votohen katër kandidaturat të cilat do të marrin më shumë vota, ku opozita ka  të drejtë të heqë dy kandidatë, ndërsa mazhoranca do të dërgojë në Kuvend dy kandidatët e saj, për të zgjedhur kryetarin e  AMA-s”, përfundoi  znj. Hafizi.

Janë 8 kandidatë të të cilët garojnë për postin e kreut të AMA-s, ndërsa Shqiptarja.com siguron listën zyrtare të tyre. Bëhet fjalë për 8 kandidatë të fushës së medias, drejtësisë dhe ekonomisë.

Ja kush jane kandidatet per kreun e AMA-s
Gentian Sala – jurist
Gentian Skënderaj – ekonomist
Anila Basha – gazetare
Zylyftar Bregu – gazetar
Raif Gorana – ekonomist
En Muci – ekonomi-biznes
Bers Hodo – jurist
Sokol Hasani – jurist....nuk u paraqit.... 

lista ama kryetar

Ky institucion duhet të ketë në përbërjen e tij 6 anëtarë dhe kryetarin. Aktualisht AMA funksionon me 5 anëtarë, në mungesë të emrit të opozitës.

Sakaq, procedura që ndiqet për zgjedhjen e kryetarit është e tillë: Pas 8 kandidaturave deputetët do të votojnë për 4 kandidatë. Më tej, 4 të zgjedhurit do të ridëgjohen në komision, ndërsa opozita ka të drejtë të përjashtojë dy prej tyre. Dy kandidatët e votuar në Komisionin e Medias çohen për votimin përfundimtar në Kuvend. 

Më herët, në seancën parlamentare të së enjtes (9 Tetor), Kuvendi votoi Gledis Gjipalin dhe Pirro Mishën për anëtarë të AMA-s. Këto dy emra u propozuan nga mazhoranca, ndërsa opozita ende nuk është bërë pjesë e këtij procesi për të propozuar anëtarin e saj, vendi i të cili është bosh në Autoritetin e Mediave Audiovizive. 

Opozita prej mëse tre muajsh bojkoton veprimtaritë parlamentare, duke marrë shkas nga dhuna që deputetë socialistë ushtruan ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri në ambientet e Kuvendit. 

PDF - Letra drejtuar deputetëve të opozitës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik:


Tre anetaret aktuale te Autoritetit te Medias Audiovizive
sami neza suela musta zylyftar bregu

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë