Mazhoranca rrëzon amendamentin
e Topallit për shtyrjen e "Pronave"

Mazhoranca rrëzon amendamentin<br />e Topallit për shtyrjen e
TIRANE - Komisioni parlamentar i ligjeve rrëzon amendamentin e ish kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit, për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit të pronave me të paktën një vit. E pranishme në komisionin e ligjeve, ku prezantoi nismën e saj, Topalli u shpreh se ligji i qeverisë i vjedh pronën pronarëve.
 
“Ky është ligji i vjedhjes së pronës. Ju po e trajtoni pronën dhe të drejtën e pronarëve njësoj si në vitin 1945. Propozoj këtu të shtyhet hyrja në fuqi e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës”, u shpreh Topalli.
 
Ajo theksoi se ligji shkel Kushtetutën e vendit si dhe vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Gjykatës së Strasburgut.
 
"Ky ligj në thelbin e  tij është një cenim thelbësor në të drejtën e pronës dhe kushtetutës cenim që fillon që në titull kur anulohet kthimi i pronës. Është ligji më i keq i sjellë ndonjëherë. Jam e vetëdijshme që do ta rrëzoni, pasi keni rrëzuar dekretin e Presidentit. Por kërkoj reflektimin tuaj për të gjykuar seancën e ardhshme, jo vetëm për draftin, por edhe për dekretin e Presidentit. Është cenim  thelbësor i të drejtës së pronës dhe lirive themelore të njeriut. I bie ndesh kushtetutës, jo vetëm në një nen, por në disa nene. Anulimi i kthimit të pronës shkel vendimin e Gjykatës së të drejtave të njeriut dhe Strasburgut. Bie ndesh me këresat e BE”, deklaroi Topalli.
 
Ajo solli në vëmendje gjithashtu se kundër këtij ligji janë të gjithë shoqatat e pronarëve, opozita, presidenti dhe institucionet e tjera kushtetuese.
 
“Vetëm qeveria sjell një ligj që anulon të drejtat themelore të të  drejtave të njeriut. Me këtë ligj shuhet e drejta e pronarit për ta riblerë, privatizuar pronën. Krijohen premisa për abuzime të mundshme. Ta vlerësosh pronën si në 45...por riktheni 45”, theksoi ajo.
 
Amendamenti i ish kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, parashikonte shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit të Pronave për në vitin 2017.
 
Mazhoranca votoi kundër propozimit të saj, një ditë pasi rrëzoi dekretin e Presidentit Nishani. 

Në 29 dhjetor presidenti Nishani ktheu mbrapsht ligjin e pronave. Ai do të votohet të enjten, në një seancë e cila pritet të jetë maratonë pasi mbi 80 deputetë kane regjistruar emrat për te dikutuar për të dhe aktin normative të qeverisë për buxhetin e vitit të kaluar.

Debatet në mbledhjen e komisionit të Ligjeve
 
Peza: Erdhe të më marrësh shtëpinë me polici, Strazimiri: Ajo shtëpi nuk të takon
 
Idlir Peçi: Thelbi i ligjit të 2004, është ligji që ka promovuar këtë kaos me Gjykatën e Strasburgut. Na duket e palogjikshme të shtyhet afati i një ligji që është miratuar tashmë.
 
Vasilika Hys
i: Ky është një proces që s’është bërë për 25 vjet, si mund të mendohet që të bëhet për 9 muaj?! Nisma e propozuar nuk përbën më sens. Sot që ne flasim, vetëm 2.5% e pronarëve kanë përfituar nga ligji në këto 25 vjet.
 
Jozefina Topalli: Do vazhdoj të mbroj një nga të drejtat themelore të njeriut. Nuk mund të pranoj të abuzohet me iniciativën time. Projekti i qeverisë është për tu hedhur në kanal. Ligji juaj do të rrëzohet dhe do vij unë sërish këtu. S’mund të fshihemi pas vështirësive financiare për të hequr kompensimin. Ky ligj është më i keqi në 25 vite.
 
Fatmir Mediu: Ligji i vitit 2004 është miratuar me konsensus, pavarësisht se s’ka funksionuar. Ligji që sillni ju është vetëm për konsum politik, i njëanshëm dhe varros përfundimisht pronën private.
 
Dashamir Peza: Kthimi i kompensimit të pronave është një çështje që e turpëron klasën politike shqiptare. Në këto 20 e ca vjet prona është keqtrajtuar edhe me qëllim nga klasa politike. Deformimet, shtrembërimet, e kanë çuar çështjen “përtej pikës së fluturimit ku t‘i mund të kthehesh pas”. Përdorimi për politikë i kësaj çështje është të tentosh të përfitosh. Ligji që kalon në kuvend, është një veprim i mirë i drejtë në interes të shoqërisë dhe vendit.
 
Gent Strazimiri: Zgjatja e afatit të ligjit, siç kërkon znj.Topalli nuk zgjidh ndonjë gjë, por një efekt jep, gjithsesi. Amendamenti qënka dorëzuar në nëntor, ndërsa ju na e keni lënë për sot, një ditë para rrëzimit në Kuvend. Ky është turp, është t’i rrëshqasësh zgjidhjes, si në vitin 1945. Nëse doni t’i kompensoni pronarët, merrni lekët e koncesioneve të Ilir Beqjes dhe jepjani ish pronarëve.
 
(Ndërhyn deputeti i PS Bashkim Fino)
 
Gent Strazimiri: Shoku Bashkim...
 
Bashkim Fino: Ja zotëri unë, jo shoku, mësoje... 8 vjet ishit në pushtet dhe s’ua kthyet pronën. Flisni tani.
 
Ulsi Manja: Zonja Topalli qëllimin e ka të mirë, por mundësia është zero. Të kthehemi të babi shpirtëror i këtyre, Sali Berisha, bashkë-autor i ligjit 7501 në ‘91, në 2006 me ligjin e legalizimeve, del kantautor, merrja atij që ka dhe jepja atij që s’ka.
 
Gent Strazimiri: Ju po e varrosni pronën, njësoj si në 45.
 
Dashamir Peza: Historia ime përfundon në 44 me antifashizmin. Në 45 e filluat ju. Ndahu nga komunistët njëherë, ndahu nga Saliu.
 
Dashamir Peza: Pastaj ’45 e ke bërë ti. Erdhe para dy vjetësh të më merrje shtëpinë. E mban mend? Me policë ke ardhur, ke qenë zëvendës. Ministër i Brendshëm.
 
Gent Strazimiri: Po nëqoftëse të kam ardhur me policë do të thotë se nuk të takon ajo gjë.
 
Arben Ristani: Përrallat me rilindje s’u besuan që nga fillimi, e jo më pas 3 vitesh. Me ligjin e ri që keni sjellë, do i jepni status pronës, si në 45 kur ua e morët.
 
Vasilika Hysi: Zoti kryetar, tërhiqi vëmendjen kolegëve të opozitës, për fjalorin e tyre, pasi kalojnë edhe në fyerje. Nëse ju zoti Strazimiri lini mbledhjen këtu dhe dilni e pini duhan në korridor, e nuk lexoni ligjin, nuk është problemi jonë.
 
Gent Strazimiri: A ka mundësi tani? Zoti Kryetar, mos e ler këtë seancë të shndërrohet në seancë demaskimi.
 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor