Mazhoranca shtyn kontrollin
ndaj SHISH, i jep kohë opozitës

Mazhoranca shtyn kontrollin<br />ndaj SHISH, i jep kohë opozitës
TIRANE- Mazhoranca tërhiqet nga nisma për kontroll parlamentar të Shërbimit Informativ Shtetëror. Në kalendarin trijavor të punimeve të Komisionit të Sigurisë nuk është parashikuar që përgjatë mbledhjeve të radhës të nisë procedura për hetimin e veprimtarisë së SHISH-it. Konkretisht, në punimet e komisionit për javët e ardhshme është parashikuar që të shqyrtohen raporte vjetore si edhe drafte të tjera, por jo nisma e deputetit Pirro Lutaj për të kontrolluar veprimtarinë e SHISH.

Kësisoj, pas tërheqjes së parë lidhur me dy nismat e mazhorancës, për zëvendësimin e Endira Bushatit dhe projektligjin për “Nëpunësit Civil”, mazhoranca ka vendosur që të ndërpresë edhe hetimin ndaj Visho Ajazi Likës, për shkak të konsensusit që kërkon të vendosë me opozitën për miratimin e reformës territoriale. Në lidhje me këtë gjë, burime nga Kryesia e Kuvendit bënë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” se kjo ka qenë një vendimmarrje e Komisionit të Sigurisë dhe kryetarit të saj Spartak Braho.
 
Xhihadistët
Në kalendarin e punimeve të Komisionit të Sigurisë është parashikuar që në datën 3 prill të futet në rendin e ditës shqyrtimi i projektligjit për disa ndryshime në Kodin Penal për personat që marrin pjesë në konfliktet ushtarake në shtete të huaja, nismë kjo e një grupi deputetësh. Ky projektligj mori ‘spunto’ nga rekrutimi i shqiptarëve në konfliktin në Siri. Konkretisht, drafti parashikon që pjesëmarrja në formacione luftarake në një konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin e një shteti të huaj, pa qenë shtetas në shtetin e huaj, pa qenë pjesëtar i forcave të armatosura të njërës prej palëve në konflikt, ose misioneve ushtarake zyrtare të forcave të armatosura të një shteti që nuk është palë në konflikt ose një organizate ushtarake ndërkombëtare, dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet burgim.

Kur kjo vepër penale kryhet me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues ose shkeljen e integritetit territorial të një shteti të huaj, dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vjet burgim. Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj, nxitja, rekrutimi, organizimi, drejtimi, stërvitja, krijimi a përdorimi i fondeve apo mjeteve të tjera për financimin e personave në çdo lloj forme dhe mënyre për të kryer veprën penale të parashikuar nga neni 265/a, dënohet me burgim nga 5 deri në 15 vjet burgim. Thirrja në mënyrë publike me çdo lloj forme, mjeti, mënyre për pjesëmarrje në veprime luftarake të parashikuara si vepra penale nga neni 265/a i këtij Kodi, dënohet me burgim deri në 3 vjet.

Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë