Paralelisht me aksionin për lirimin e hapësirave publike në NjësinëAdministrative nr. 5, Bashkia e Tiranës ka nisur pastrimin dhe rehabilitimin e zonave ku është ndërhyrë deri më tani. Pas inspektimit në terren, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, në një prononcim për mediat, theksoi se aksioni do të vijojë pa asnjë kompromis deri në rikuperimin e hapësirave publike.
“Ky është një aksion që ka nisur e nuk ka për të ndaluar derisa ne të rikuperojmë çdo hapësirë publike, e cila duhet t’i rikthehet qytetit. Nuk bëjmë kompromis me zhulin. Do i kthejmë qytetit çdo hapësirë të mundshme,që është zënë nga pisllëqet e papastërtitë apo çdo hapësirë qënjë individ ia ka marrë qytetarëve”, deklaroi Mazniku.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës tha se në ditët në vijim të gjitha hapësirat ku është ndërhyrëdo të riparohen me shpejtësi maksimale, në mënyrë që të kthehen në mjedise publike dhe të këndshme për qytetarët. Gjithashtu, ai falënderoi banorët për bashkëpunimin e tyre gjatë gjithë kësaj faze. “Qytetarët janë tej mase mbështetës dhe pozitiv në gjithë këtë sipërmarrje dhe ne besojmë se kjo është një çështje që, ashtu siç ka vijuar gjatë gjithë kësaj kohe, duhet bërë me bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, pasi është një sipërmarrje e përbashkët, për t’i rikthyer qytetit ato hapësira që janë të të gjithëve”, u shpreh Mazniku.
(Foto nga aksioni i Bashkisë Tiranë)I pyetur nga mediat se cilat do të jenë zonat e tjera ku do të ndërhyhet, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se plani i ndërhyrjeve nëNjësinë 5 është gjashtë javor. “Jemi në ditën e tretë, do të vijojmë në secilën prej rrugëve dhe rrugicave të Njësisë 5, derisa kjo zonë të jetë kthyer në model dhe normalitet.
Pas kësaj faze, më pas do të fillojmë paralelisht me disa njësi”, tha Mazniku. Sipas tij, ky është një moment kur po shikohet se si do të funksionojë ky plan, në mënyrë që Bashkia e Tiranës të operojë më mirë në zonat e tjera ku do të ndërhyhet.
Interesimit të gazetarëve se nëse ka pasur kundërshti nga banorët pas konfiskimeve të karrigeve, tavolinave apo objekteve të tjera, Mazniku iu përgjigj: “Qytetarët kanë qenë tej mase mbështetës dhe kundërshtitë mund të ketë dhe do të ketë, por Bashkia e Tiranës mbetet e vendosur që ta vazhdojë aksionin derisa t’i kthejmë qytetit faqen e një qyteti normal evropian”.
(Foto nga aksioni i Bashkisë Tiranë)Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.5%
-
Jo
44.5%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 1381
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: Shpata e Dumanit dhe paralajmërimi i heshtur i Grenell
19 Mars, 19:55
-
Shtëpia e Bardhë: Gjatë telefonatës Trump i propozoi Zelenskyt që centralet bërthamore në Ukrainë të kalojnë nën kontrollin e SHBA
19 Mars, 19:54
-
'Për vizita të tilla pagohen dhe miliona dollarë'/ Deputeti PDK-së për Report Tv komenton takimin Vuçiç-Trump Jr.: Ai nuk është Presidenti i SHBA
19 Mars, 19:49
-
Dosja e '21 janarit', Petraj: SPAK po skanon në filtër çdo person të përfshirë! Gazetari Hoxha: Hetimet të niseshin me ata që prishën provat
19 Mars, 19:42
-
Telefonatat e Trump me Zelenskyn e Putin, Shtëpia e Bardhë: Kurrë nuk kemi qenë kaq afër paqes në Ukrainë
19 Mars, 19:25
-
Dosja 'Partizani', Avokati Petraj: Gjyqtarja paraprake, njeriu më i rëndësishëm i procesit! Berisha e Malltezi rrezikojnë mbi 10 vite burg! SPAK po skanon 'Gërdecin' nga e para
19 Mars, 19:17
-
Kosovë/ Zbulohet pas 26 vitesh një varr masiv në Bishtazhin: Identifikohen trupat e 11 viktimave të masakrës së Kralanit
19 Mars, 19:13
-
Von der Leyen reagon për arrestimin e kryetarit të bashkisë së Stambollit: Turqia duhet të mbrojë vlerat evropiane
19 Mars, 18:52
-
Pengesa dhe sfida të reja! Njihuni me 3 shenjat e horoskopit më me pak fat për muajin e ardhshëm
19 Mars, 18:38
-
Zelensky reagon pas telefonatës me Trump: Ramë dakord që Ukraina dhe SHBA duhet të bashkëpunojnë për të arritur një fund të vërtetë të luftës e paqe të qëndrueshme
19 Mars, 18:33
-
'Arrestimi i Ekrem Imamoglu-t një shkelje e rëndë'/ Bakojanis kërkon me urgjencë debat në Këshillin e Evropës për ngjarjen në Turqi
19 Mars, 18:28
-
‘Berisha zhbëri primaret!’ Haklaj për Report Tv: Saliu u tall me demokratët, ‘Euroatlantikët e Bashës’ të vetmit që mbështesin SPAK
19 Mars, 18:06