Mazniku:Asambleja riorganizim
për zgjedhjet vendore në 2019

Mazniku:Asambleja riorganizim<br />për zgjedhjet vendore në 2019<br>
Gjatë ditës së sotme u zhvillua Asambleja e Partisë Socialiste për organizimin e zgjedhjeve vendore gjatë vitit 2019. Për të diskutuar lidhur me Asamblenë e PS ishte i ftuar në Report Tv Arbian Mazniku.

Mazniku tha se tashmë ka nisur puna për përgatitjen e 61 strukturave të PS në të gjitha rrethet para se të vijë zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Intervista e plotë me Maznikun:

Sot u zhvillua Asambleja e PS, si e shikoni këtë organizim?
Partia Socialiste mbledh forumet e saja për të marrë masa për angazhim të mëtejshëm për aktivitetet politike që janë planifikuar në vazhdimësi.

Rama dhe Balla vunë theksin te zgjidhjet e 2019 ?
Është normale që duhet të filloj puna për garën e radhës prandaj duhet të fillojnë zgjedhjet brenda strukturave të PS për përmirësimin e strukturave.

Pati edhe kritika nga Balla dhe Rama për degët problematike?
Një nga degët është në pushtetin lokal kjo do ndikoj për rezultatet e zgjedhjeve sepse e vetmja aleancë e jona është ajo me qytetarët.
Kemi të bëjmë me një platformë që po realizohet, kanë filluar produktet sepse PS është shumë reaguese ndaj çdo problematike që kanë qytetarët.

Cilat janë problematikat në strukturat e bazës?
Duhet të rikonstrukturohet e gjithë trupa, pra për 61 organizatat e PS. Duhet të marrin përgjegjësinë për rezultatin në zgjedhje e duhet të sigurohemi që jemi të gatshëm për 2019.

Balla foli për një tradhtar që punon në interes të palëve të tjera?
Po Balla ka folur për një rast tjetër por detaje të tjera do publikohen në Asamblenë e ardhshme. çështja e integrimit evropian është prioritet për ne duhet të vendosen objektiva për ti arritur vetëm kështu do jemi të suksesshëm.

Instuticionet tona në pikëpamjen qeverisëse i japin rëndësi organizatave prandaj ne kemi kërkuar angazhim maksimal të organizatave tona. Madje ne sot kemi ftuar opozitën të ulet për negociata sepse sot ajo është e re dhe duhet të marri pjesë në realizimin e reformës në drejtësi, unë besoj se ka pjekurinë e nevojshme.

Si është qeverisja e vetme?
Ka pasur një ndryshim thelbësor e ka thënë edhe vet kryeministri, nuk kemi ndarje pushtetesh por vet[qeverisja ka ndikuar mjaft pozitivisht, e dyta është përgjegjësia e drejtpërdrejtë me qytetarët.

E fundit kryeministri ka thanë mirëmëngjesi kazan. Çfarë mendimi keni për median?
Unë besoj se ka një pikë të vlefshme në fjalët e kryeministrit sepse sot kemi një debat shumë të madh për drejtësinë, media bën pak për sa i përket fakteve, raportimit të lajmit besoj se në stilin e vet këto ngacmime të kryeministrit japin një mesazh për ndryshime pozitive.

Vijon...

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj