TIRANË - Arbër Mazniku, kryetar i Grupit të Punës për punësimin në Partinë Socialiste, ishte i ftuari i ditës në "A1 Report" për të dhënë shpjegime se si do të funksionojë nisma më e re e Edi Ramës për dërgimin e CV-ve tek një adresë e tij interneti, të gjithë atyre që duan të kontribuojnë për Rilindjen.
"Synimi i zotit Rama është që ta çojë këtë ftesë përtej njerëzve të së majtës, por tek çdo njeri, që ka aftësitë dhe vullnetin për t’i shërbyer publikes. Është një hap i duhur në logjikën e Rilindjes së shtetit shqiptar, me një administratë publike që u shërben gjithë qytetarëve.", ka shpjeguar Mazniku.
DËRGIMI I CV-ve, DATABASE KOMBËTAR I AFTËSIVE
Pyetjes se do ketë shumë kërkesa dhe si do përballohet kjo, Mazniku u përgjigj se "siç thotë Rama, kjo nuk është një ofertë për punë për këdo; është një mundësi për të krijuar një database kombëtar të aftësive, të atyre që duan ta bëjnë këtë punë".
CV-të DO TË SHIHEN NGA NJË GRUP PUNE
"Më pas është menduar që një grup pune të shohë gjithë CV-të e aplikantëve dhe ato do t’u ndahen institucioneve respektive, që do krijohen, rindahen dhe është duke u bërë një studim i mirëfilltë i institucioneve, se si do të riadaptohen ato për t’i shërbyer Rilindjes", ka shpjeguar Mazniku.
NJË PJESË E APLIKANTËVE KANË MUNDËSI
"Jo të gjitha ata që aplikojnë do përzgjidhen dhe nga fluksi i aplikimeve që kemi parë që në ditën e parë, një pjesë e caktuar do ketë mundësi të ecë përpara. Fakti që ka pasur një pritshmëri kaq të mirë, do të thotë që është pritur pozivisht. Njerëzit që aplikojnë janë me aftësi nga më të thjeshtat dhe deri tek me nivele tepër të larta", ka shtuar më tej Mazniku rreth aplikimeve online.
JO NJË OFERTË APO PLATFORMË PUNËSIMI
Ai e ka quajtur një proces të mirëfilltë aplikimi për vendet e punës, por pa e quajtur një ofertë punësimi, as platformë punësimi. "Kësisoj do t'’i japim një shans apo mundësi çdo të riu shqiptar apo të reje, që është i gatshëm të kthehet dhe është i gatshëm për të kontribuar për vendin, për të ngritur kapacitetet më të mira të vendit në shërbim të administratës publike dhe shtetit shqiptar. Dhe fryma e Rilindjes është shpërndarë te shumë qytetarë në gjithë Shqipërinë, përtej 1 milion votave që projekti mori dhe ka gatishëmri të qytetarëve për të kontribuar në këtë projekt.
140 MIJË VENDE PUNE NË FSHAT, 40 MIJË NGA MANIFAKTURA
"Pjesë thelbësore e konceptit të Rilindjes është rikthimi i besimit te institucionet e shtetit dhe roli te publikja. Logjika dhe besimi ynë është se pjesa dërrmuese e rritjes së punësimit do bëhet në sektorin privat", ka thejksuar shefi i PS-së për Punësimin.
Ai ka shpjeguar se nga logjika e ringritjes së fshatit do krijohen 150 mijë vende pune dhe me një set shërbimesh rreth fshatit. Rreth 40 mijë mendohet se do krijohen nga rikrijimi i manifakturës, industrisë përpunuese në vend. 'Dhe do kemi 140 milionë euro investim në këtë sektor", ka shtuar Mazniku, duek theksuar se synohet punësim gjithashtu edhe nga turizmi, që mund të zgjatet si sezon deri në dhjetor.
BESOJMË TE PUNËSIMI I NDERSHËM, GARË SIPAS AFTËSIVE
"Ne besojmë te punësimi i ndershëm, që njerëzit të kenë mundësi të garojnë në bazë të aftësive të tyre. Kjo do ndihet shpejt dhe do japë shpejt efektet e tyre. Ka gjëra që kanë të bëjnë me riaftësimin e popullsisë, e cila nuk ka aftësi sa duhet për të konkurruar në një treg rajonal dhe europian. Por kjo do dojë më shumë kohë", theksoi Mazniku.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com