MB: 22 komuna ende
të bllokuara nga bora

MB: 22 komuna ende<br />të bllokuara nga bora
22 komuna në të gjithë vendin janë ende të bllokuara nga bora. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, deklaroi se aktualisht vijon puna për hapjen e rrugëve në të gjitha zonat e bllokuara.

“Në qarkun e Shkodrës aktualisht janë të bllokuara komunat: Shalë, Shosh, Shllak, komuna Kelmend e Malësisë së Madhe dhe komunat Iballë, Fierzë dhe Blerim të Pukës. Në qarkun e Kukësit janë të bllokuara komunat: Shishtavec, Kalis, Arren, Grykëcajë, lekbibaj dhe Bytyc. Në qarkun e Dibrës janë të bllokuara komunat: Lurë, Zall Rec dhe Selishtë. Në qarkun e Elbasanit janë të bllokuara komunat: Poroçan, Lenie, Kukur.
Ditën e sotme janë trajtuar 5 emergjenca shëndetësore në zonat problematike nga reshjet e dëborës. Njësia e helikopterëve të Forcave të Armatosura ka kryer 15 misione fluturimi ditën e sotme për transport ndihmash” tha Konja.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar