MB: 27 komuna të bllokuara
nga moti i keq

MB: 27 komuna të bllokuara<br />nga moti i keq
TIRANË - Me përmirësimin e motit dhe ndërprerjen e reshjeve të dëborës duket se janë zhbllokuar nga dëbora disa rrugë e zona në rang vendi, megjithatë të izoluara nga dëbora mbeten ende 27 komuna në mbarë vendin. Ministria e Brendshme lajmëroi se operacionet nga ajri të shtabit të emergjencës kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme për t’u ardhur në ndihmë banorëve në emergjencë shëndetësore dhe për shpërndarjen e ndihmave humanitare.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Fatmir Konja deklaroi në konferencën për shtyp të pasdites se sot janë kryer disa fluturime nga ajri ku janë shpëtuar një i sëmurë në komunën e Bushtricës; një grua në Shishtavec; dy gra të sëmura nga komuna e Bytyçit; një tjetër i sëmurë nga komuna Golaj e Hasit si dhe një fëmijë nga fshati i Kabashit.
“Janë transportuar për në spitalin rajonal të Kukësit një i sëmurë nga fshati Buz, Komuna Bushtricë, dhe një grua me hemoragji nga Komuna Shishtavec.
Janë transportuar për në spitalin e Bajram Currit dy gra të sëmura, nga fshatrat Zherkë dhe Rodogosh të Komunës Bytyç, si dhe medikamente në fshatin Degë, Komuna Dushaj. Është transportuar në spitalin e Kukësit një i sëmurë nga Komuna Golaj e Hasit.
Është kryer transport medikamentesh në fshatin Kir, Komuna Pult të Shkodrës.
Është transportuar në spitalin e Pukës një fëmijë i sëmurë, nga fshati Kabash”, bëri me dije Konja.
Sipas tij janë kryer gjithashtu fluturime për transport ndihmash në Valbonë, Lekbibaj dhe Margegaj të Tropojës, Poroçan dhe Kukur të Gramshit dhe në komunën Arras të Peshkopisë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja deklaroi se tashmë në të gjithë vendin janë 27 komuna të bllokuara.
Ai pasqyroi gjendjen e komunave dhe akseve rrugore të bllokuara në mbarë vendin si dhe punën që po bëhet për hapjen e rrugëve nga dëbora.


Qarku i Shkodrës
Akset rrugore kombëtare janë të hapura me përjashtim të segmenteve Qafë Mal- Qafë Shllak dhe Qafë Mal-Fierzë. Sot është punuar për hapjen edhe të këtyre segmenteve si dhe në akset rrugore që bashkojnë qendrat e komunave me akset kombëtare. Konkretisht është punuar nga forcat dhe mjetet e Drejtorisë Rajonale të Rrugëve dhe të Forcave të Armatosura për hapjen e rrugëve që lidhin akset rrugore kombëtare me qendrat e komunave Shalë, Shosh, Shllak, Pult, Kelmend, Iballë, Fierzë, Blerim dhe Qelëz.



Qarku i Kukësit
Sot është punuar nga forcat dhe mjetet e Forcave të Armasosura dhe Drejtorisë Rajonale të rrugëve për hapjen e segmentit prej 3 km Kukës-Qafë Shllak dhe Domaj-Draj Reç, po kështu në akset që rrugore që lidhin me akset kombëtare qendrat e komunave Shishtavec, Bushtricë, Grykë Çaje, Kalis, Surroj, Lekbibaj, Llugaj, Bytyç dhe Arrën.


Qarku i Dibrës
Sot është punuar dhe ka përfunduar puna për hapjen e akseve rrugore kombëtare me qendrat e komunave Zall Dardhë, Trebisht, Arras, Luzni. Vijon puna dhe është pranë përfundimit, për lidhjen me akset kombëtare të qendrave të komunave Kala e Dodës, Selishtë, Lurë, Zall Reç, Ostren.
Në Qarkun e Korçës tashmë ka përfunduar puna për lidhjen e qendrave të komunave të bllokuara me rrugët kombëtare.


(aq/shqiptarja.com)




  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola