TIRANE - Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me akuzat e bëra publike sot nga ana e Partisë Demokratike për rritje të kriminalitetit në vend.
Në komunikatën për shtyp, Ministria e Brendshme shprehet se tashmë policia është rikthyer në krye të detyrës për të mos toleruar asnjë që shkel ligjin, bën publike rezultatet e arritura nga ana e policisë vetëm gjatë vitit 2014.
Kështu vetëm gjatë këtij viti është shënuar një ulje me rreth 19.7% të numrit të krimeve të rënda kundër personit. Po ashtu është ulur me 11.4% numri i vrasjeve në vend.
Të njëjtin trend në ulje siç thekson Ministria kanë pasur edhe vjedhjet me armë, të cilat janë ulur në masën 54.8%, ndërsa me 66.7% janë ulur vjedhjet me armë me pasojë vdekjen
Një tjetër fakt pozitiv i shënuar këtë vit në kuadër të luftës kundër krimit dhe rritjen e sigurisë në vend, është edhe ulja me 30.5% i numrit të krimeve të rënda kundër pronës si dhe 8.8% më pak janë evidentuar vepra penale të shkatërrimit të pronës.
Në komunikatën për shtyp, Ministria nënvizon angazhimin e saj të plotë për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve, si dhe zbatimin e ligjit në vend. Sipas ministrisë, ky angazhim i palëkundur u ka prishur humorin atyre që deri dje e zhytën vendin në kaosin e pashembullt, duke i cilësuar akuzat e opozitës si këngë të kukuvajkës.
Sipas Ministrisë kjo këngë është vetëm një përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur paligjshmërinë që ngritën vetë gjatë 8viteve të qeverisjes.
“Garantimi i jetës dhe pronës së qytetarëve ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i punës së Policisë së Shtetit, e cila po ashtu është shumë e fokusuar në përmbushjen e detyrimeve ligjore për kontrollin e territorit. Ky angazhim i palëkundur i Policisë së Shtetit, që po jep efekte të dukshme në rikthimin e shtetit ligjor në vend, duket se u ka prishur humorin atyre që deri dje në qeverisje e zhytën vendin në këtë kaos të pashembullt. Kënga e kukuvajkës që ata këndojnë sot është vetëm një përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur paligjshmërinë që ngritën vetë gjatë 8viteve të qeverisjes. Ministria e Punëve të Brendshme siguron opinionin publik se koha e kaosit ligjor dhe të paprekshmëve ka përfunduar një herë e mirë. Sot është koha e ndërtimit të shtetit ligjor, e shtetit të vlerave europiane.” thuhet në komunikatën për shtyp.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com