SHKODER- Ka arritur në Shkodër kosovari I cili këto ditë simbolizohet si “Marshi I Mërgimtarit” .Maxhun Smajli 66 ditë më parë u nis nga Gjermania drejt Kosovës me këmbë në një rrugëtim prej 78 ditësh që sipas tij do simbolizojë gjithë periudhën sa zgjati ndërhyrja e NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe. Maxhun Smajli njihet si ish reporter I luftës në Kosovë. Ai thotë se e ka ndërmarrë marshimin e tij në shenjë mirënjohjeje ndaj Forcave të Natos, që ndihmuan në çlirimin e Kosovës, si dhe në nderim të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Sot, Maxhun Smajli arriti në qytetin e Shkodrës, prej nga u nis drejt Kosovës, ku pritet të arrijë më 12 qershor.