Mbështetje e donatorëve për zhvillin
ekonomik dhe turistik të Kukësit

Mbi 10 projekte të rëndësishme prioritare për Kukësin, për të cilat kërkohen financime janë prezantuar sot në konferencën e donatorëve.

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu tha se qyteti i drejtuar prej tij është në një fazë që ka potenciale të shumta për zhvillimin ekonomik-social të zonës të cilat kërkojnë edhe mbështetjen nga partnertët tanë ndërkombëtarë.

Të pranishëm në konferencën e donatorëve Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Ambasadori i Danimarkës në Shqipëri, Karsten Jensen dhe Koordinatori i UNDP-së në Shqipëri, Brian Williams u shprehën për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar dhe zhvillimin e turizmit të gjelbërt.

Ndërsa Koordinatori i UNDP-së, Williams duke vlerësuar Strategjinë e Zhvillimit të prezantuar nga Bashkia Kukës, u shpreh se, Kukësi është një vend i mrekullueshëm për turizëm dhe projektet e paraqitura janë projekte ambicioze që do të gjejnë mbështetjen e nevojshme për realizimin e tyre.

Vizioni i ri i Bashkisë është transformimi i Kukësit në një zonë të zhvilluar ekonomike dhe turistike, me qëllim orfrimin e shërbimeve bazike tek qytetarët e saj në një zonë që është miqësore dhe lehtësisht e aksesueshme për banorët apo turistët.ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit