Mbështetje për fermërët e vegjël
që prodhojnë produkte BIO

Fermerët shqiptarë do të kenë mundësi që nga data 2-5 qershor në rekalmojnë produktet e tyre në eventin ‘Fermerët vijnë të parët” që organizohet nga Terra Madre Balkanës. Në shqipëri do të vijnë 350 fermerë nga i gjithë ballkani, ndërsa Shqipëria do të prezantohet me 22 produktet të ndryshme, ku ndërto do të jetë Glikoja e Përmetit dhe Mishavina, një djath i cili prodhohet në Kelmendin e Epërm në Alpet Shqiptare. Irene Margariti thotë se panairi do të jetë një mundësi e mirë për fermerët shqiptarë që prodhojnë prodouktet Bio.

Ndërsa Michele Rumiz, kordinator i Terra Madre Balkans tha se projekti ka për synim që të rrit dinjitetin e fermerit dhe dinjitetin e bariut shqiptarë. Nga ana e tij Ardit Collaku, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Turizimit theksoi se kjo inicitaivë do të mbështetet për të ndihmuar fermerët në zonat rurale.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime