MB merr drejtimin e INUK, Felaj
"Ndërtimi pa leje deri 8 vjet burg"

MB merr drejtimin e INUK, Felaj<br />
TIRANE -Nga sot INUK kalon zyrtarisht në varësi të Ministrisë së Brendshme, me arsyetimin e gjendjes së emergjencës. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, paraqiti nismën e qeverisë, në Komisionin e Ligjeve, duke shtuar se gjithashtu do të ndryshojë emërtimi dhe do të quhet Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Por kjo pjesë e paraqitjes kaloi me aprovim nga deputetët, ndërsa debate nxiti ndryshimi i Kodit Penal për personat që ndërtojnë pa leje, duke parashikuar dënime nga 2 deri në 8 vjet. Por dënimi shkon jo vetëm për ndërtuesit por edhe për punëtorët që do të kryejnë ndërtimin. Deputete kërkuan ndryshime në ligj edhe për të kontrolluar cilësinë e ndërtimeve me leje. 

Deputetët kundërshtuan masën e dënimin duke deklaruar se pasi t’a miratojnë në parim, do të ndryshojnë disa nene. Madje debate pati edhe mes përfaqësuesve të ministrisë së drejtësisë që e konsideruan të paarsyetuar masën e dënimit. 

Por ndryshimet nga ky ligj i përkohshëm, prekin edhe ata që kanë ndërtuar me leje. Ku nëse inspektorati çon në gjykatë një ndërtim të caktuar se është ndërtuar në shkelje të rregullave të urbanistikës, dhe gjykata i jep të drejtë inspektoratit,  atëherë ka hapësirën që ta prishë godinën.

Kompetencat 
INUK-ut tashmë nuk i ndryshon vetëm emri por edhe varësia institucionale. Tanimë, INUK kalon zyrtarisht në varësi të Ministrisë së Brendshme, me arsyetimin e gjendjes së emergjencës. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, paraqiti nismën e qeverisë, në Komisionin e Ligjeve, duke shtuar se gjithashtu do të ndryshojë emërtimi dhe do të quhet Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Në këtë rast, ministrja Felaj bëri me dije se IKMT, i njihet e drejta të ankohet në gjykatë për vlefshmërinë e lejes së ndërtimit. Ndërkohë që, kreu i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa, u shpreh skeptik për ndryshimet e bëra në ligj, duke u shprehur edhe në emër te kolegëve të tij. “Ky ligj e ngushton funksionin e kësaj structure, ndërkohë që ligji i mëparshëm, kishte në fokus një problematikë më të gjerë. Në të përfshiheshin edhe standardet teknike dhe cilësia e ndërtimeve. Nuk jam dakort me faktin se keni përjashtuar nga ligji cilësinë e ndërtimeve”, tha Xhafa.

Fino: Jo vetëm me polici zgjidhet problemi
Kalimi i kompetencave të INUK, tek Ministria e Brendshme, nuk kaloj pa vërejtje dhe sugjerime nga ana e deputetit socialist Bashkim Fino. Anëtari i Komisionit të Ligjeve theksoi se nuk duhet të krijohen aluzione të panevojshme, se vetëm duke qenë afër policisë perfomanca e lartë është e garantuar.

“Unë kam lexuar me kujdes programin e pratisë time dhe kemi thënë se kemi vetëm një polici. Mos të krijojmë aluzione të panevojshme se duke qenë afër policisë zgjidhet problem, ose ndryshe jo”, tha deputeti socialist Bashkim Fino. Ndërkohë, gjatë diskutimit të këtij ligji, Fino u shpreh se ndryshimet e bëra ngushtojnë cilësinë e standardeve. “Për fat të keq kam qenë pjesë e minsitrisë së territorit dhe deri dje policia ndërtimore ka qenë e obliguar për cilësinë e ndertimit, tha ai.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi