MB-Panaritit:‘Blue box’ sistemi më
korruptiv,e dinit që s’funksiononte

MB-Panaritit:‘Blue box’ sistemi më<br />korruptiv,e dinit që s’funksiononte<br>
Ministria e Bujqësisë i është përgjigjur ashpër ish-ministrit Edmond Panariti, lidhur me sistemin Blue box të anijeve të peshkimit. Ish-ministri i LSI ngriti sot një shqetësim në rrjetet sociale, ku shkruante se anijet nuk monitorohen në det të hapur dhe se kjo cenon sigurinë kombëtare, pasi sipas tij, rritet rreziku i trafiqeve të paligjshme, përfshirë atë të narkotikëve me mjete që nuk gjurmohen e zbulohen.

"Ka më shumë se 9 muaj që mungon sinjali GIS i sistemit Bluebox në anijet tona të peshkimit për shkak të mos pagesës së kontraktorit. Çfarë po ndodh? Cilat janë pasojat? Së pari, po cenohet rëndë siguria kombëtare, sepse rritet rreziku i trafiqeve të paligjshme përfshirë dhe ai i narkotikëve, me mjete të cilat nuk gjurmohen dhe zbulohen", shkruante ish-ministri i LSI, Edmond Panariti.

Në kundërpërgjigje të tij, zëvendësministri i Bujqësisë, Ronald Kristo, deklaron se Panariti nxori në pah dy çështje me deklaratën e tij, ose ai nuk ka kuptuar asgjë nga sektori i peshkimit, gjatë kohës që e ka pasur nën përgjegjësi, ose e shkatërroi atë sektor dhe tani kërkon t’ia faturojë përgjegjësinë të tjerëve.

Më tej, zv.ministri sqaron se sistemi Blue box ishte kthyer në sistem korruptim për të shitur aparate me çmime marramendëse, duke bllokuar anijet e peshkimit, dhe mos funksionimin e këtij sistemi e dinte dhe ish-ministri Panariti.

"Që nuk funksiononte sistemi ish ministri e dinte prej shumë kohësh edhe nëpërmjet Memove dërguara atij, sikurse edhe letrave të dërguara (dhe të protokolluara në Ministri) nga Grupet e interesit, peshkatarë apo shoqata. Sistemi Blue box u kthye në sistem korruptiv për të shitur aparate me çmime marramendëse duke bllokuar anijet e peshkimit. Kam vendosur edhe letrat me çmimet qe u dërgonin anijeve të peshkimit, duke i bllokuar aktivitetin nëse nuk bënin pagesën sikurse edhe letrat me ankesa. Vetëm leximi i tyre nxjerr në pah çfarë kanë bërë ose tentuar të bëjnë me anijet e peshkimit", shkruan ndër të tjera Kristo.

Report Tv shkoi edhe më tej me këtë problematikë, ku kontaktoi me peshkatarët në Durrës dhe nënkryetarin e organizatës së menaxhim-peshkimit, Besim Troplini. Ky i fundit theksoi se të gjitha anijet mbi 12 metra janë të pajisura me këtë pajisje sipas ligjit, por problemi qëndron tek QNOD, serveri i së cilës ka defekt.

“Blue Box” është një sistem identifikimi dhe monitorimi i anijeve dhe mbi 150 peshkatore me mbi 12 metra janë të pajisura me këtë aparaturë, por problemi qëndron tek QNOD, pasi ju është djegur serveri”, u shpreh për Report Tv, Troplini.

Reagimi i plotë i Kristos:
Sot është bërë një reagim nga ish ministri i Bujqësisë z. Panariti në lidhje me sistemin e monitorimit të anijeve të peshkimit (i ashtuquajturi Blue box). Nga ky reagim ka dy çështje qe dalin në pah:

- Ose ish ministri në kaq vite që kishte nën përgjegjësi edhe sektorin e peshkimit nuk kuptoi asgjë nga ky sektor.

- Ose pasi e shkatërroi me veprimet dhe mosveprimet e tij kërkon që përgjegjësinë t’ja faturojë të tjerëve.

Që nuk funksiononte sistemi ish ministri e dinte prej shumë kohësh edhe nëpërmjet Memove dërguara atij, sikurse edhe letrave të dërguara (dhe të protokolluara në Ministri) nga Grupet e interesit, peshkatarë apo shoqata. Sistemi Blue box u kthye në sistem korruptiv për të shitur aparate me çmime marramendëse duke bllokuar anijet e peshkimit. Kam vendosur edhe letrat me çmimet qe u dërgonin anijeve të peshkimit, duke i bllokuar aktivitetin nëse nuk bënin pagesën sikurse edhe letrat me ankesa. Vetëm leximi i tyre nxjerr në pah çfarë kanë bërë ose tentuar të bëjnë me anijet e peshkimit.

Duhet të informoj edhe diçka në lidhje me të gjithë ata që merren me teori konspirative lumenjsh drogërash apo sigurie kombëtare. Sistemi VMS është një sistem që nuk ka asnjë lidhje me kontrollin e anijeve të peshkimit. Anijet e peshkimit kontrollohen me sisteme të tjera që sot janë në funksionim. Është një sistem që monitoron aktivitetin për sforcon e peshkimit dhe kaq. Është gjithashtu një sistem i lidhur me sigurinë e jetës dhe që në rast avarish të gjendet ku ndodhet anija, ose në rastin më të keq ku ka lëshuar sinjalin e fundit.

Natyrisht, ata të cilët në korrik të vitit 2007 kur diskutohej Strategjia e Peshkimit, deklaronin se do ta mbyllnin peshkimin do nxirrnin peshkatarët në asistencë dhe do të jepnin detin me koncesion, sot përgojojnë një sektor të tërë vetëm për ta bërë pis. Sot kur vëmendja e Qeverise është kthyer nga sektori duke e trajtuar atë si një sektor me perspektivë në ekonominë e vendit, nuk u del e keqja dhe përgojojnë çdo politike në mbështetje të tij. Ata që premtuan në 2005 naftën me 40 leke (nga 48 në Qeverinë Nano) dhe e bene në 2006 me çmim tregu sot flasin për plane që kishin për sektorin.

Si shtese, sidoqoftë janë progres raportet e KE për Shqipërinë nga viti 2013-2016 që e kane trajtuar këtë çështje. Po i vendos në gjuhen origjinale për tu mos keqinterpretuar përkthimi. The Vessel Monitoring System, ëhich has been idle since August 2012, needs to be reactivated. (Albania Progress Report 2013). The Vessel Monitoring System established in 2011, became operational only recently after a long interruption period. Viable and long-term solutions for its maintenance and operation are needed. (Albania Progress Report 2014)

The functioning of the Vessel Monitoring System, set up in 2011, has been subject to interruptions due to delays in procurement procedures for the provision of services. This jeopardises viable and long-term solutions for its maintenance and operation. (Albania Progress Report 2015). No long-term solution has been provided to ensure continuous functioning of the Vessel Monitoring System, ëhich is not fully operational throughout the year and cannot track all vessels. (Albania Progress Report 2016)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar