MB: PD e vetmja Parti që
sulmon Policinë dhe jo kriminelët

MB: PD e vetmja Parti që<br />sulmon Policinë dhe jo kriminelët
Ministria e Brendshme ka reaguar ndaj akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani i cili ka pretenduar sot se Drejtori i  Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit Alban Ahmetaj  është i përfshirë në trafik droge dhe korrupsion.

Duke sqaruar opinionin publik se për rastin në fjalë SHKB është duke hetuar, Ministria e Brendshme në reagimin e saj thekson se Partia Demokratike është e vetmja Parti që sulmon Policinë dhe jo kriminelët.
 
“Partia Demokratike vijon fushatën e sulmeve ndaj Policisë së Shtetit.Është e vetmja Parti që sulmon Policinë dhe jo kriminelët. Sot doli një ish i dënuar për korrupsion dhe hodhi dozën ditore të shpifjeve absurde ndaj Policisë së Shtetit.Bëjmë me dije publikun, se hetimet të cilave iu referohet lexuesi i deklaratës së radhës, janë nisur dhe ende sot vazhdojnë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (ish-SHKB).”- thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.
 
Më tej Ministria e Brendshme i bën thirrje PD-së të heq dorë nga pengimi i punës së Policisë së Shtetit dhe të rreshtohet në krah me ata që luftojnë krimin për të bërë më të sigurt vendin dhe jetën e qytetarëve.
 
Reagimi  i plotë i Ministrisë së Brendshme
Partia Demokratike vijon fushatën e sulmeve ndaj Policisë së Shtetit.
Është e vetmja Parti që sulmon Policinë dhe jo kriminelët. Sot doli një ish i dënuar për korrupsion dhe hodhi dozën ditore të shpifjeve absurde ndaj Policisë së Shtetit, nën moton e ditur tashmë, "na nxjerrin të shpifim në emër të Partisë e nuk mbajmë përgjegjësi për çfarë themi". 
Bëjmë me dije publikun, se hetimet të cilave iu referohet lexuesi i deklaratës së radhës, janë nisur dhe ende sot vazhdojnë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (ish-SHKB).
Çështja është në hetim për një punonjës policie të arrestuar tashmë, por gjithashtu po hetohet edhe për përfshirjen e mundshme të çdo punonjësi tjetër të Policisë së Shtetit, pa asnjë dallim. 
 
I kujtojmë publikut se vetëm gjatë vitit 2014, janë arrestuar, proceduar penalisht dhe marrë masa administrative për mbi 11% të punonjësve të Policisë së Shtetit. 
 
Ky është treguesi më i qartë se sot në Policinë e Shtetit nuk ka më të paprekshëm, ashtu siç tregon vullnetin tonë të qartë për të pastruar radhët e Policisë së Shtetit nga çdo punonjës policie që nuk zbaton ligjin. 
 
Por kjo tregon edhe trashëgiminë skandaloze që la qeveria e kaluar në Policinë e Shtetit, kontribut për të cilin është shquar edhe lexuesi i deklaratës së sotme, si i vetmi ish i dënuar për korrupsion që sot flet edhe për dekriminalizimin e Kuvendit.
 
PD-ja mund të zgjedhë të bëjë politikë duke sulmuar Policinë e Shtetit, por do mbahet mend si e vetmja Parti që nuk dënon krimin, por ata që luftojnë krimin. 
 
Momenti për të korrigjuar, është gjithmonë.
 
Ndaj i bëjmë thirrje PD-së të heq dorë nga pengimi i punës së Policisë së Shtetit dhe të rreshtohet në krah me ata që luftojnë krimin për të bërë më të sigurt vendin dhe jetën e qytetarëve.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare