“Falë punës së policisë së shtetit, zbulueshmëria është në nivelet më të larta dhe se policia shqiptare vlerësohet si një partner i denjë, falë arritjeve domethënëse kundrejt veprimeve kriminale. Edi Rama duhet t’i jetë mirënjohës Policisë së Shtetit për rikthimin e dinjitetit të vendit, pas asaj gjendjeje në të cilën e la partia e tij”, tha zëdhënësi i MB, Fatmir Konja.Sipas tij, Rama duhet të fshijë nga kultura e tij politike urrejtjen ndaj policisë, sepse ajo mbrojti rendin më 21 janar 2011.
REAGON RAMA
“Pasqyrim të rrënimit të policisë”. Kështu e ka cilësuar deklaratën e Ministrise së Brendshme lidershipi i Partisë Socialiste Edi Rama. Në një reagim të tijin në rrjetin social twitter ai shkruan se është turp të deklarohet se edhe me krimin jemi në ballë të Europës.
“Reagimi i Ministrise Brendshme pasqyre e rrenimit te policise.Edhe me kriminalitetin si me ekonomine qenkemi ne balle te Europes! Sa turp”-shkruan ai. Më herët Ministria e Brendshme reagoi në lidhje me deklaratën e kryetarit të PS-së Edi Rama për situatën e kriminalitetit në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Ministrisë, Fatmir Konja, deklaroi se sot Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Bashkimin Evropian.
(aq/shqiptarja.com)