Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë të rolit bazë, Kamber Qemal Grëmshi, i dyshuar për "Ngacmim seksual".
Zyra e shtypit e Ministrise se Brendshme beri te ditur se punonjësi i policisë me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit të Policisë në Berat, u denoncua nga një shtetase, 41-vjeçare. Grëmshi shfrytëzoi një njohje familjare me shtetasen dhe tentoi të kryente marrëdhënie me të, në banesën e saj.
Menjëherë SHKB-ja kreu veprimet hetimore dhe ndaloi efektivin në kushtet e flagrancës.
Materialet do t'i referohen Prokurorisë për veprën penale "Ngacmim seksual", parashikuar nga neni 108/a, i Kodit Penal. /ATSH/
/Shqiptarja.com