Janë zhvilluar në hollin e Radio Televizionit Shqiptar këtë të mërkurë homazhet për ndarjen nga jeta të gazetarit Agron Bala.
Familjarë, miq, drejtues të medias e politikanë ishin të pranishëm në homazhe e shprehën dhimbjen për largimin nga jeta të Agron Balës.

Gazetari dhe pedagogu Bala u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 60 vjeçare në një spital në Itali pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë e cila i mori jetën.

Profesor Bala u lind në qytetin e Shkodrës. U diplomua në vitin 1982 në Universitetin e Tiranës, në degën Gjuhë Letërsi. Pas diplomimit u përkushtua botës së letrave, radios dhe televizionit duke lënë pas qindra vepra. /Report TV/

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO