Mbahet këtë të enjte samiti për paqen dhe sigurinë për Ukrainën në Paris. Ky takim i tretë, i quajtur si 'koalicioni i vullnetit', ka mbledhur një sërë liderësh si kryeministri britanik Keir Starmer, shefin e NATO-s Mark Rutte, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin polak Donald Tusk dhe të tjerë.
Diskutimet do të përqendrohen në mënyrën se si të forcohet Ukraina ushtarakisht për të penguar sulmet e ardhshme dhe si të monitorohen armëpushimet e kufizuara mbi objektivat detare dhe infrastrukturën energjetike, siç u diskutua në bisedimet e udhëhequra nga SHBA këtë javë në Arabinë Saudite.
Siç raporton La Repubblica, Macron telefonoi Donald Trump para fillimit të samitit. Burimet nga Elysee thanë se Macron u takua gjithashtu para me disa nga pjesëmarrësit: presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Ndërkohë, lidhur me këtë takim, ka ardhur edhe një reagim i ashpër nga Moska, e cila akuzon Britaninë dhe Francën se po përpiqen të hartojnë ndërhyrje ushtarake në Ukrainë.
"Londra dhe Parisi vazhdojnë të hartojnë plane për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë. E gjithë kjo maskohet si një lloj misioni paqeruajtës," tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
Xh.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.8%
-
Jo
25.8%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Francezët nisin bojkotin tregtar/ Braktisin McDonald's, Coca-Cola dhe Tesla në shenjë proteste ndaj Trumpit
30 Mars, 22:50
-
Trump-Starmer bisedë telefonike! Në fokus të diskutimeve, marrëveshja tregtare SHBA-Britani dhe Ukraina
30 Mars, 22:34
-
Trump: Jam shumë i zemëruar me Putinin, nëse nuk arrijmë një marrëveshje do ketë më shumë tarifa doganore, do flas me të pas disa ditësh
30 Mars, 16:28
-
Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?
30 Mars, 16:04
-
Pesë fluturime të dyshimta, misteri i dronit rus që “spiunon” mbi qendrën kërkimore të BE
30 Mars, 15:24
-
'The Independent': SPAK në Shqipëri rriti besimin e publikut te sistemi i drejtësisë! Politika e paraburgimit e ekzagjeruar, është kritikuar nga Këshilli i Europës dhe OKB
30 Mars, 13:37
-
Shqiptarët në Angli hapin në TikTok 'qendër punësimi', The Sun: Rekrutojnë shitës dhe transportues droge, ofrojnë rrogë deri në 100 mijë paund
30 Mars, 12:45
-
Ursula von der Leyen: Do e kthejmë Ukrainën në një kështjellë çeliku! Putin? Tashmë ka dështuar!
30 Mars, 12:37
-
Francë/ PSG përmbys 1-6 Saint-Etienne, një pikë larg nga titulli i 13-të në Ligue I
30 Mars, 10:01
-
Pse Deti i Zi është vendimtar për armëpushimin Ukrainë-Rusi
30 Mars, 09:04
-
Shpërthen limuzina e flotës së Putinit në Moskë, dyshime për atentat ndaj presidentit rus (VIDEO)
30 Mars, 08:40
-
Sulmet ruse me dronë, Zelensky: Presim reagim të fortë nga Perëndimi, Rusia po pengon përpjekjet për t'i dhënë fund luftës
29 Mars, 22:45